3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Veprimtari trajnuese të stafit të Zyrës së Komisionerit

[et_pb_section admin_label=”section” transparent_background=”off” allow_player_pause=”off” inner_shadow=”off” parallax=”off” parallax_method=”off” custom_padding=”0px|||” padding_mobile=”off” make_fullwidth=”off” use_custom_width=”off” width_unit=”on” make_equal=”off” use_custom_gutter=”off”][et_pb_row admin_label=”row”][et_pb_column type=”4_4″][et_pb_text admin_label=”Text” background_layout=”light” text_orientation=”left” use_border_color=”off” border_color=”#ffffff” border_style=”solid”]

Në funksion të veprimtarisë trajnuese të stafit, Komisioneri raportoi përpara përfaqësuesve të Delegacionit të Komisionit Evropian më datë 9.12.2008, në lidhje me përfshirjen në Programin IPA 2009, për mbulimin e aktiviteteve te ndryshme dhe mjaft të rëndësishme për ecurinë e punës, si trajnim profesional të stafit, asistencë infrastrukturore dhe teknike në mbështetje të sektorit të TI_së me paisje të ndryshme elektronike etj.

Po ashtu, Komisioneri më datë 28 dhe 29 janar 2009 kryesoi një delegacion me përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Integrimit, për të marrë pjesë në Seminarin e organizuar nga KE në Bruksel, mbi ecurinë e Autoriteteve Mbikëqyrëse të të Dhënave Personale në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë kuadër KE dërgoi në Shqipëri ekspertin e saj  z. Graham Sutton, për dhjetë ditë 16-26 Shkurt, i cili punoi me qëllim trajnimi stafin e zyrës së Komisionerit dhe personelin e Qendrës së të Dhënave pranë Policisë së Shtetit, duke dhënë kështu një ekspertizë të vlefshme për zbatimin me efikasitet të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.

Në datat 10-19 Mars 2009 stafi i zyrës së Komisionerit  mori pjesë në 2 vizita studimore trajnuese të organizuara nga KoE, në Republikën e Çekisë dhe Portugalisë. Në këto vizita e rëndësishme ishte njohja dhe marrja e dokumentacionit të gjerë të veprimtarisë së tyre lidhur me publikimin e ligjit, format e ankimeve, procedurat e nisjes së hetim inspektimit, procesverbalet e investigimit, dokumentet provues, mënyrat e vënies së gjobave dhe vjeljen e tyre, dhënien e mendimeve për ligjet që kanë të bëjnë me të dhënat personale, formën e vendimeve të Komisionerëve, etj.

 

“Mbrojtja e të dhënave personale në kuadrin e bashkëpunimit policor dhe sistemit gjyqësor në çështjet penale”

Në datat 7-8 Maj 2009, Komisioni Evropian nëpërmjet programit TAIEX, në  bashkëpunim edhe me Akademinë Evropiane të Ligjit (ERA) mbështetur nga Ministria e Integrimit dhe Zyra e Komisionerit, organizoi në vendin tonë seminarin me temë “Mbrojtja e të dhënave personale në kuadrin e bashkëpunimit policor dhe sistemit gjyqësor në çështjet penale”.

[/et_pb_text][/et_pb_column][/et_pb_row][/et_pb_section]