3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Takim dypalësh midis Komisioneres për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Drejtorin e Shkollës së Magjistraturës

[et_pb_section admin_label=”section” transparent_background=”off” allow_player_pause=”off” inner_shadow=”off” parallax=”off” parallax_method=”off” custom_padding=”0px|||” padding_mobile=”off” make_fullwidth=”off” use_custom_width=”off” width_unit=”on” make_equal=”off” use_custom_gutter=”off”][et_pb_row admin_label=”row”][et_pb_column type=”4_4″][et_pb_text admin_label=”Text” background_layout=”light” text_orientation=”left” use_border_color=”off” border_color=”#ffffff” border_style=”solid”]

Komisionerja për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Znj. Flora Çabej (Pogaçe) me datë 28.03.2014 realizoi një takim dypalësh me Drejtorin e Shkollës së Magjistraturës Z. Neshat Fana.
new-picture-25Në këtë takim dy krerët e institucioneve shprehën gatishmërinë e tyre për të kontribuar për zbatimin sa më korrekt të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale si dhe për të bërë çdo gjë që është e mundur për të arritur këtë qëllim.
Gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë e përfshirjes së temës së mbrojtjes së të dhënave personale në procesin e trajnimit të magjistratëve dhe gjyqtarëve. Gjatë takimit u fol edhe për zhvillimet e fundit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale në Shqipëri dhe në arenën evropiane. Gjithashtu u diskutua dhe për nismat e fundit të Komisionerit për trajnimin e personave të Kontaktit të cilët kanë bërë të mundur zbatimin më efikas të rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale.
Në këtë takim, Drejtori i Shkollës së Magjistraturës Z. Fana i paraqiti Komisioneres edhe rregulloren e brendshme që ka hartuar Shkolla e Magjistraturës në lidhje me përpunimin e të dhënave personale. Nga ana e Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës u shpreh gatishmëria e plotë për të bashkëpunuar me  Autoritetin e Komisionerit për të nisur një bashkëpunim të plotë dypalësh.

[/et_pb_text][/et_pb_column][/et_pb_row][/et_pb_section]