3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Mbrojtja e të dhënave personale me rastin e shpërndarjes se letërdërgesave dhe faturave nga institucionet/organet publike dhe private

[et_pb_section admin_label=”section” transparent_background=”off” allow_player_pause=”off” inner_shadow=”off” parallax=”off” parallax_method=”off” custom_padding=”0px|||” padding_mobile=”off” make_fullwidth=”off” use_custom_width=”off” width_unit=”on” make_equal=”off” use_custom_gutter=”off”][et_pb_row admin_label=”row”][et_pb_column type=”4_4″][et_pb_text admin_label=”Text” background_layout=”light” text_orientation=”left” use_border_color=”off” border_color=”#ffffff” border_style=”solid”]

Me Ftesë të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, autoriteti ynë në datë 4 Prill, mori pjesë dhe u përfaqësua në organizimin me temë:

“Mbrojtja e të dhënave personale me rastin e shpërndarjes se letërdërgesave dhe faturave nga institucionet/organet publike dhe private”

nga Znj. Çabej, Komisioner për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, drejtorja e Çështjeve Procedurale, Ligjore dhe Marrëdhënieve me Jashtë si dhe inspektorë të DHI.
Në organizimin e tryezës në shtetin Kosovar veç dy institucioneve tona respektive, u vërejt edhe pjesëmarrja e kontrolluesve të ndryshëm që i përkitnin organit të policisë, sistemit bankar, operatorit të telefonisë, entiteteve të furnizimit me ujë e energji elektrike, etj.
Tryeza paraprakisht shtroi nga pala kosovare problematikat e shfaqura në inspektimet e kryera të cilat kryesisht konsistonin në evidentimin e shpërndarjes pranë shtetasve të faturave të pa mbyllura në zarfe, formate të cilat përmbajnë të dhëna personale dhe që për rrjedhojë ekziston përhapja e paligjshme e të dhënave apo edhe në dhënien e tyre personave jo takues.
Organizimi i takimit dhe zhvillimi i diskutimeve synonte dhënien e eksperiencës nga autoriteti ynë për shkak të punës tanimë disa vjeçare krahasuar me autoritetin e ri Kosovar por padyshim edhe me synimin për të pasur e krijuar standarde të unifikuara në drejtim të kryerjes së shërbimeve ndaj qytetarit për të mbrojtur privatësinë e tyre.
Tryezën e përshëndeti znj. Çabej dhe njëkohësisht përçoi punën e bërë nga autoriteti ynë kryesisht me të njëjtat organe në Shqipëri që ofrojnë shërbime pranë qytetarit si dhe u dha mundësinë të pranishmëve të parashtronin pyetje për të dhënë zgjidhjet më optimale të autoritetit tonë.
Takimi u përfshi nga diskutime të shumta, pyetje konkrete, dhënie mendimesh e informacionesh se si është vepruar nga autoriteti Shqiptar pas inspektimeve të kryera duke u pasqyruar edhe rekomandimet që janë dhënë apo edhe masat që janë marrë në rast të moszbatimit të rekomandimeve.
Gjatë këtij takimi, diskutimet sollën në vëmendjen e të gjithëve, kryerjen e përpunimeve në mënyrë të ligjshme, mos tejkalimin e qëllimit për të cilin të dhënat mblidhen, zbatimin me rigorozitet të kohës së ruajtjes së të dhënave, etj.

Në përfundim të këtij eventi,
Autoriteti Kosovar rekomandoi kontrolluesit që shërbimin e ofruar pranë qytetarit ta kryejnë të zarfuar për të ruajtur kështu privatësinë e individit, për të mos përhapur të dhënat personale, si dhe;
Të shihet mundësia e vendosjes së kutive postare në të gjithë banesat si një zgjidhje përfundimtare në mos zbulimin e të dhënave personale dhe marrjen e çdo informacioni apo fature në mënyrë individuale.
Është për tu theksuar që Autoriteti ynë në mënyrë të vazhdueshme ka vlerësuar, mbështetur e do të mbështesë organizime të tilla duke konfirmuar edhe pjesëmarrjen e tij kryesisht kur këtë bashkëpunim e ushtron në kuadër të implementimit të marrëveshjeve që ka nënshkruar me një sërë autoritetesh homologe të vendeve fqinje.

[/et_pb_text][/et_pb_column][/et_pb_row][/et_pb_section]