3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Mbi organizmin e Konferencës së 34 Ndërkombëtare të Autoriteteve të Mbrojtjes së të Dhënave Personale organizuar nga Autoriteti Uruguajan

[et_pb_section admin_label=”section”][et_pb_row admin_label=”row”][et_pb_column type=”4_4″][et_pb_text admin_label=”Text” background_layout=”light” text_orientation=”left” use_border_color=”off” border_color=”#ffffff” border_style=”solid”]

Konferenca Ndërkombëtare e 34 me fokusin e saj “Privatësia dhe Teknologjia në balancë” mblodhi me ftesë të autoritetit Uruguajan thuajse të gjithë autoritetet e mbrojtjes së të dhënave për disa ditë me radhë në Uruguaj për të diskutuar mbi një temë tashmë tepër sensitive, të favorshme për të shkëmbyer eksperienca në kushtet e teknologjisë ekstremisht të avancuar por ndërkohë për të shkëmbyer dhe praktikat më të mira e kulturat e ndryshme.

Konferenca nisi punimet e saj që prej datës 22 tetor dhe synoi prezantime të shumta në datat 23 dhe 24 nëpërmjet përfaqësuesve më në zë të autoriteteve relativisht me një eksperiencë më të gjatë në fushën e mbrojtjes së të dhënave.

Pjesëmarrja e Autoritetit tonë nga Komisionerja Znj.Çabej, në cilësinë e anëtarit të kësaj konference me të drejtë vote në vendimarrjet e këtij organizimi të përvjetshëm ndërkombëtar, përcjell angazhim maksimal për të implementuar praktikat më të mira dhe bërë progres të vazhdueshëm institucional.

Në fjalën e hapjes së kësaj konference, presidenti i URCDP /Uruguaj, Zoti Felipe Rotondo përshëndeti të pranishmit për pjesëmarrjen dhe vuri theksin në rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave personale në kushtet e sotme të teknologjisë së avancuar si dhe rëndësinë që ka bashkëpunimi midis autoriteteve për të pasur dhe arritur standarte të larta të unifikuara.

[/et_pb_text][et_pb_image admin_label=”Image” src=”http://www.tiranaticked.online/wp-content/uploads/2016/11/New-Picture.png” show_in_lightbox=”off” url_new_window=”off” use_overlay=”off” animation=”left” sticky=”off” align=”left” force_fullwidth=”off” always_center_on_mobile=”on” use_border_color=”off” border_color=”#ffffff” border_style=”solid” /][et_pb_text admin_label=”Text” background_layout=”light” text_orientation=”left” use_border_color=”off” border_color=”#ffffff” border_style=”solid”]

Gjithashtu, këtë event të rëndësishëm e përshëndeti edhe autoriteti më i lartë i shtetit pritës, Presidenti i Republikës Orientale të Uruguaj, Don.Joze Muica Cordano.

Po ashtu, përveç përfaqësuesve të institucioneve në konferencë morën pjesë e referuan profesorë të fushës akademike sa i përket teknologjisë dhe jo vetëm, si dhe përfaqësues ligjorë të kompanive të mëdha private.

Duhet theksuar se në konferencë u referua e diskutua në panele të ndryshme lidhur me përpunimin dhe mbrojtjen e të dhënave në sektorin shëndetësor, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mbi të dhënat biometrike, Open Government, pëlqimin e informuar, etj.

[/et_pb_text][/et_pb_column][/et_pb_row][/et_pb_section]