3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë

[et_pb_section admin_label=”section” transparent_background=”off” allow_player_pause=”off” inner_shadow=”off” parallax=”off” parallax_method=”off” custom_padding=”0px|||” padding_mobile=”off” make_fullwidth=”off” use_custom_width=”off” width_unit=”on” make_equal=”off” use_custom_gutter=”off”][et_pb_row admin_label=”row”][et_pb_column type=”4_4″][et_pb_text admin_label=”Text” background_layout=”light” text_orientation=”left” use_border_color=”off” border_color=”#ffffff” border_style=”solid”]

Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë nënshkruan sot me datë 10.06.2014 një marrëveshje bashkëpunimi me anë të së cilës bien dakord të institucionalizojnë marrëdhëniet e tyre për aplikimin e procedurave që thjeshtojnë bashkëpunimin e ndërsjellë në kuadër të garantimit të drejtës së mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve shqiptar.
Palët nënshkruese angazhohen që të bashkëpunojnë me njëri tjetrin në respekt dhe zbatim të kërkesave ligjore që burojnë nga Ligji Nr.9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar dhe Ligji 9150, datë 30.10.2003 “Për Urdhrin e Farmacistëve në Republikën e Shqipërisë”.

Veçanërisht KMDP dhe UFSH angazhohen të bashkëpunojnë në shkëmbimin e informacioneve reciproke në funksion të mbrojtjes së të dhënave personale gjatë ushtrimit të profesionit të farmacistit, në hartimin e rregulloreve për sigurinë e të dhënave personale dhe sigurinë e informacionit, si dhe  për pjesëmarrje në grupe të përbashkëta pune për të dhënë mendime në hartimin e udhëzimeve të posaçme të palëve në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.

Palët angazhohen që të bashkëpunojnë në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, që i shërbejnë zbatimit të ligjeve respektive.

Marrëveshja hynë në fuqi sot në datë 10.06.2014 dhe do të zbatohet me afat të pacaktuar.

 

[/et_pb_text][et_pb_image admin_label=”Image” src=”http://www.tiranaticked.online/wp-content/uploads/2014/06/10062014_urdhri_farmacistit.jpg” show_in_lightbox=”off” url_new_window=”off” use_overlay=”off” animation=”left” sticky=”off” align=”left” force_fullwidth=”off” always_center_on_mobile=”on” use_border_color=”off” border_color=”#ffffff” border_style=”solid” /][/et_pb_column][/et_pb_row][/et_pb_section]