3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Dita Evropiane e Mbrojtjes së të Dhënave Personale 2014

[et_pb_section admin_label=”section”][et_pb_row admin_label=”row”][et_pb_column type=”4_4″][et_pb_text admin_label=”Text” background_layout=”light” text_orientation=”left” use_border_color=”off” border_color=”#ffffff” border_style=”solid”]

Konferenca “Mbrojtja e të Dhënave Personale, një e drejtë themelore e njeriut”

Me rastin e kremtimit të Ditës Evropiane të Privatësisë, Komisioneri i Mbrojtjes së të Dhënave Personale organizoi konferencën me temë: “Mbrojtja e të Dhënave Personale, një e drejtë themelore e njeriut”. Aktiviteti u zhvillua pranë Hotel Tirana, Fjala përshëndetëse u mbajt nga Znj. Flora Çabej (Pogaçe), Komisioneri e Mbrotjes së të Dhënave Persoanle.

Gjatë diskutimit të saj Znj. Çabej i kushtoi rëndësinë të veçantë fushave dhe problemtaikave kyçe, ku cënohen të dhënave personal dhe në fjalën e saj theksoi se:
“Mbrojtja e të dhënave personale është sot një temë që po depërtom me një shpjetësi në rritje dhe intensitet në jetën tonë të përditshme dhe po bëhet gjithnjjë e më shumë e rëndësishme (…) Republika e Shqipërisë e ka harmonizuar legjislacionin e saj me atë të Bashkimit Evropian duke qenë pjesë e të gjitha organizmave evropiane dhe ndërkombëtare në këtë fushë. Sot ne jetojmë në një botë të lidhjes totale, ku të dhënat personale përpunohen në lëvizje, duke përdorur pajisje të ndryshme elektornike, sikurse janë ndër të tjera dhe smart phon-et. Ne jetojmë në një botë tepër të globalizuar, ku kompanitë kanë zyra e degë nëpër gjthë globin dhe shkëmbejnë të dhëna ndërmjet këtyre degëve. Dua të vë theksin në faktin se procesi i mbrojtjes së të dhënave personale nuk kërkon zgjidhje shabllon për raste të ndryshme, sepse në jetën private nuk ka gjithmonë një recetë, e cila të mund të zbatohet për zgjidhjen e çdo rasti problematik. Mbrojtja e të dhënave personale kryesisht synon garantimin e intimitetit për qytetarët, intimitet ky i cili ofron një mundësi për të jetuar një jetë normale, por edhe mundësinë për të jetuar jetën përtej çdo kontrolli apo ndërhyrjeje të paligjshme”.

Në pjesën e parë të konferencës morrën fjalën Znj.Albana Shtylla, Sekretare e Përgjithshme e Kuvendit; SHTZ.Ettore Sequi, Ambasador i Delegacionit të BE-së në Shqipëri; Z.Robert Ëilton, Zv.Ambasador i OSBE-së në Shqipëri si dhe Z.Marco Leidekker, Shef i Zyrës së Këshillit të Evropës. Ambasadori i Bashkimit Evropian SHTZ Ettore Sequie theksoi në fjalën e tij se Shqipëria ka bërë përparime në pjesën e privatësisë, dhe kjo saj mbështetjes së BE-së. “Për Shqipërinë, si një shtet kandidat për aderimin në Bashkimin Evropian, është shumë e rëndësishme aplikimi i regullave të BE-së për privatësisë, si një element esencial në rrugën e integrimit. Kjo është një përpjekje e madhe por Komisioneri gjithashtu ka patur një mbështetje të madhe nga BE ku kjo e fundit ka investuar më shumë se 860.000 euro të taksapaguesve evropian për krijimin e një kornize ligjore moderne në Shqipëri dhe asistencën e Autoritetit të Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Gjithashtu në faqen e tij SHTZ Ettore Sequi theksoi se “Ne jetojmë në një kohë ku media sociale dhe kanalet televizive sundojnë komunikimin e përditshëm, teknologjia e avancuar dhe shkencat kompjuterike nxjerrin në dukje çod ditë se ajo që do secili nga ne është konfidencialiteti i privatësisë, siguria dhe liria, të cilat duhet të jenë të garantuara. Autoritete publike, qeveria ose policia e kanë mëse të nevojshme përshtatjen duke qenë në dijeni se e drejta e privatësisë është e mbrojtur dhe duke ditur përzgjedhjen se cila të dhëna personale mund të bëhen publike”.

[/et_pb_text][et_pb_image admin_label=”Image” src=”http://www.tiranaticked.online/wp-content/uploads/2016/11/28012014-1.jpg” show_in_lightbox=”off” url_new_window=”off” use_overlay=”off” animation=”left” sticky=”off” align=”left” force_fullwidth=”off” always_center_on_mobile=”on” use_border_color=”off” border_color=”#ffffff” border_style=”solid” /][et_pb_text admin_label=”Text” background_layout=”light” text_orientation=”left” use_border_color=”off” border_color=”#ffffff” border_style=”solid”]

Në fjalën e saj Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Znj. Albana Shtylla theksoi punën e kryer nga Autoriteti i Komisionerit në përshtatjen e legjislacionit shqiptar mbi mbrojtjen e të dhënave personale me Acqui Communautaire sidomos ndryshimet e ligjit të miratuara në vitin 2012. Gjithashtu ajo shprehu gatishmërinë e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë do të mbështesë Komisionerin për të bërë të mundur që çdo projekt ligj të kalojë për mendim tek ky Autoritet i cili shprehet për sa i përket mbrojtjes së të dhënave personale.

Pas Znj. Shtylla fjalën e morri Zv. Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri Z. Robert Wilton i cili theksoi rëndësinë e ngritjes në Shqipëri të autoritet që mbron të dhënat personale dhe kontributin që ka dhënë OSBE-ja si një ndër institucionet e para që e ka përkrahur e financuar ngritjen e Autoritetit të Komisionerit.
Ndërsa Z. Marco Leiddeker, kreu i Këshillit të Evropës në Shqipëri theksoi rëndësinë që ka marrë Konventa 108 e Këshillit të Evropës, në një rrafsh ndërkombëtar. Konventa 108 e Këshillit të Evropës po nënshkruhet nga vende të cilat nuk janë pjesë në të si psh. së fundi nga Uruguay duke e bërë kështu një instrument global.
Pjesa e dytë e konferencës u hap nga Z.Graham Sutton, ekspert i Mbretësisë së Bashkuar për të drejtat e mbrojtjes së të dhënave personale. Tema ku u përqendrua diskutimi i tij ishte: “E drejta e Mbrojtjes së të Dhënave Personale, një e drejtë themelore”, e ilustuar me modele dhe shembuj nga Autoriteti Britanik.

Për të vijuar me Z.Gent Ibrahimi, konstitucionalist dhe Drejtor i Institutit të Studimeve Publike dhe Ligjore. Tema që u trajtua në këtë konferencë ishte: “Balanca midis të drejtës së informimit dhe të drejtës së mbrojtjes së të dhënave personale”.
Një temë mjaft e debatuar u bë dhe tema mbi respektimin e privatësisë nga ana e medias, diksutim për të cilin ishte e ftuar Znj.Mimoza Koçiu, gazetare dhe përfaqësuese e Shoqërisë Civile. Sipas saj – “E drejta e publikut për t’u informuar, e mbështetur nga liria e shprehjes, imponon disa kufij, sepse markohet në mënyrë të pashmangshme nga disa vlera e parime të tjera demokratike, sic është e drejta për privatësi, pra kontrolli i individëve mbi informacionet e tyre sensitive personale. Në emër të kësaj lirie, po cënohet fort besueshmëria e medias e po kapërcehet kufiri që kalon nga informimi në abuzivizëm e që quhet përgjegjshmëri. Besueshmëria e përgjegjshmëria janë ato tipare që ushqejnë misionin e informimit të publikut, të një publiku që ashtu si media ka evoluar jo pak në mënyrën e të menduarit, për mënyrën se si e sheh realitetin e përditshëm”.
Gjatë konferencës përfaqësues të Autoritetit të Komisionerit shpërndanë dosje me materiale dhe broshura informuese për pjesëmarrësit dhe të ftuarit në këtë aktivitet, duke qenë gjatë gjithë kohës në gatishmëri dhe në dispozicion për mbarëvajtjen e konferencës.
Paralelisht me konferencën pranë instutucionit të Komisionerit të Mborjtjes së të Dhënave Personale u zhvillua “Dita e Hapur”. Përfaqësues së Autoritetit nga ora 11:30-12:30 ishin në shërbim të qytetarëve, duke iu përgjigjur çdo pyejte dhe ankimi mbi çështjen e privatësisë.

[/et_pb_text][/et_pb_column][/et_pb_row][/et_pb_section]