Ligji nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”

[et_pb_section admin_label=”section”][et_pb_row admin_label=”row”][et_pb_column type=”4_4″][et_pb_text admin_label=”Text” background_layout=”light” text_orientation=”left” use_border_color=”off” border_color=”#ffffff” border_style=”solid”]

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi më 30 tetor 2014 ligjin nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”.

Ligji ka për objekt rregullimin e marrëdhënieve që krijohen në një proces të konsultimit publik, transparent, gjithëpërfshirës, të realizuar në kohë dhe efektiv ndërmjet organeve publike qendrore dhe vendore dhe palëve të interesuara, në procesin e vendimmarrjes së projekt akteve si projektligje, dokumente strategjike kombëtare dhe lokale, si dhe politikave me interes të lartë publik.

Neni 21 i Ligjit “Për njoftimin dhe konsultimin publik” ka parashikuar ankimin pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në rast se palët e interesuara vlerësojnë se organi publik ka cenuar të drejtën e tyre për njoftim dhe konsultim publik sipas parashikimeve të pikës 1, të nenit 6, si dhe kur nuk janë respektuar afatet e parashikuara në nenet 15 dhe 17 të këtij ligji.

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me marrjen e një ankese, i kërkon ankuesit dhe organit publik kundër të cilit është bërë ankesa, të paraqesin parashtrime me shkrim brenda 10 ditësh. Kur e sheh të përshtatshme Komisioneri organizon një seancë dëgjimore publike me pjesëmarrjen e palëve.

Komisioneri kur arrin në përfundimin që ka shkelje të dispozitave të këtij ligji, i propozon organit publik përgjegjës marrjen e masave administrative ndaj personit/personave përgjegjës, sipas legjislacionit për shërbimin civil në fuqi.

VKM nr.653, datë 14.9.2016 “Për disa ndryshime në Vendimin nr. 584, datë 28.8.2003 të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores së Këshillit të Ministrave”, të ndryshuar”

[/et_pb_text][/et_pb_column][/et_pb_row][/et_pb_section]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *