Foto Profili

Z. Roland Stafa

Drejtor

Drejtoria e Vlerësimit të Ankesave

Profili

Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në vitin 2018. Prej marsit të vitit 2019, në kuadër të programit të punësimit të studentëve të ekselencës, iu bashkua stafit të Ministrisë së Drejtësisë, ku ka ushtruar disa funksione kyçe, ndër të cilat Përgjegjës i Sektorit të së Drejtës Administrative dhe Pushtetit Gjyqësor në Drejtorinë e Përgjithshme të Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit për një periudhë trevjeçare, si dhe koordinator për të drejtën e informimit për më shumë se pesë vite. Z. Roland Stafa zotëron njohuri të thelluara dhe ka kryer trajnime në fusha si hartimi dhe përafrimi i legjislacionit, e drejta administrative dhe të drejtat e njeriut, me fokus në të drejtën për informim dhe mbrojtjen e të dhënave personale, duke qenë një nga hartuesit kryesorë të ndryshimeve në ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, të miratuara në shtator 2023, si dhe të ligjit nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Gjithashtu, ka kontribuar në hartimin e një sërë ligjesh dhe aktesh nënligjore në kuadër të reformës në drejtësi dhe në fusha si noteria, përmbarimi gjyqësor dhe profesioni i përkthyesit zyrtar. Në vitin 2022 ka ushtruar funksionin e asistent lektorit në lëndën “E Drejta Administrative I” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Prej fillimit të vitit 2025 është pjesë e trupës së trajnerëve të Shkollës Shqiptare të Administratës Publike. Aktualisht, ushtron funksionin e Drejtorit të Drejtorisë së Vlerësimit të Ankesave në Drejtorinë e Përgjithshme për të Drejtën e Informimit, prej datës 25 mars 2026. Z. Stafa zotëron njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane.