Drejtoria e Çështjeve Juridike dhe Integrimit
Diplomuar si jurist në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti Europian i Tiranës në vitin 2020. Klajdi Dvorani është jurist me përvojë në administratën publike, të drejtat e njeriut dhe të drejtën evropiane. Karriera e tij ka nisur si specialist në Sektorin e Dighitalizimit të Kartelave pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ku ka fituar eksperiencë mbi legjislacionin kombëtar që rregullon marrëdhëniet e pronësisë. Më pas, ka shërbyer si jurist pranë Avokaturës së Shtetit, ku ka kontribuar në hartimin e akteve dhe dokumenteve që mbrojnë interesat e shtetit shqiptar përpara gjykatave vendase dhe ndërkombëtare. Vijimësisht, ka ushtruar detyrën e Këshilltarit pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ku ka ndjekur nga afër proceset e inspektimit dhe veprimtarinë institucionale të këtij organi. Që prej tetorit 2025, z. Dvorani ushtron detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Çështjeve Juridike dhe Integrimit pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ku udhëheq proceset e përafrimit të legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian, me fokus në mbrojtjen e të dhënave, konkurrencën dhe të drejtën administrative. Ai ka kontribuar në hartimin e politikave publike, reformave ligjore dhe projekteve strategjike, ndërsa paralelisht zhvillon punime akademike dhe ofron konsulencë në fusha komplekse ligjore dhe rregullatore. Z. Dvorani ka njohuri mira të gjuhës angleze, franceze dhe italiane.