Drejtoria e Përgjithshme për të Drejtën e Informimit
Diplomuar si juriste në Fakultetin Juridik, Universiteti i Tiranës në vitin 2007, gjithashtu ka mbrojtur diplomën Master Shkencor në “Të drejtën kushtetuese të krahasuar dhe evropiane” në po të njëjtin Fakultet. Në karrierën e saj profesionale, ajo ka mbajtur pozicione të ndryshme në administratën publike dhe në sektorin privat si, drejtore e Përgjithshme e Drejtorisë së Përgjithshme Rregullatore dhe Përputhshmërisë për Rendin dhe Sigurinë Publike në Ministrinë e Brendshme, drejtore e Drejtorisë së Programimit, Standardizimit dhe Harmonizimit të Kuadrit Rregullator në Ministrinë e Brendshme, drejtore e Pergjithshme pranë Agjencisë së Prokurimit Publik, Drejtore e Drejtorisë së Monitorimit pranë Agjencisë së Prokurimit Publik, avokate pranë studios ligjore “Boga & Associates”, etj. Znj. Hoxhaj është anëtare e Dhomës së Avokatisë që prej vitit 2010. Në mars të vitit 2020 u emërua Drejtore e Drejtorisë për të Drejtën e Informimit pranë Zyrës së Komisionerit, ndërsa në vitin 2021, ajo u promovua në detyrë duke marrë pozicionin e Drejtores së Përgjithshme të Drejtorisë për të Drejtën e Informimit. Znj. Hoxhaj që nga viti 2017 është e angazhuar edhe si lektore e “Të drejtës kushtetuese”, “Të drejtës administrative”, “Të drejtës së autorit”, etj, si dhe trajnere e të drejtës për informim pranë ASPA. Në nëntor 2024, znj. Hoxhaj është bërë pjesë e grupit të ekspertëve ndërkombëtarë të Konventës 205 të Këshillit të Evropës “Mbi aksesin në dokumente zyrtare”, si dhe eksperte e Nivelit të Lartë pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”. Znj. Hoxhaj është njohëse e mirë e gjuheve të huaja si anglisht, italisht dhe turqisht.