Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave
Diplomuar si juriste në vitin 2005 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2011 ka mbrojtur diplomën master në Administrim Publik (MPA), pranë Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Karriera e saj profesionale si jurist ka nisur në institucione të ndryshme shtetërore, si Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Ministria e Kulturës dhe Turizmit,etj,. Znj. Mema ka eksperiencë të gjatë pune pranë Zyrës së Komisionerit, ku me herët ka qenë pjesë e Drejtorisë së Hetimit Administrativ, Drejtorisë së Procedurave Ligjore dhe Marrëdhënieve me Jashtë. Në vitin 2015 deri në vitin 2021 është emëruar në detyrën e drejtores së Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ndërsa në vitin 2021 u promovua në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Zyrën e Komisionerit. Ka dhënë kontribut në hartimin e politikave institucionale në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale, përfaqësuese në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar në lidhje me fushën e përgjegjësisë, lidere e komponentit 3 në Projektin e Binjakëzimit IPA “Mbështjetje institucionit për përafrimin e legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale me acquis-in e Bashkimit Evropian” etj,. Është e pajisur me licensën e avokatit nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Ajo është trajnere e certifikuar nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA) dhe OSBE për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut (TOT) dhe pedagoge e jashtme në Fakultet. Ka praktikë pune pranë Ministrisë së Drejtësisë, Madrid, Spanjë pranë Departamentit të Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë. Gjithashtu, ka eksperiencë pune në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut gjatë angazhimit të saj profesional pranë Qendrës së Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara, si juriste dhe as/avokate në dy projekte të UNHCR dhe Terre des Hommes. Znj. Mema është njohëse e mirë e gjuhës angleze dhe zotëron njohuri në frëngjisht dhe italisht.