Foto Profili

Znj. Meri Kujxhia

Drejtor

Drejtoria e Ankesave dhe Harmonizimit

Profili

Znj. Meri Kujxhija mban pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Ankesave dhe Harmonizimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, në Zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Është diplomuar në vitin 2009 si juriste pranë Fakultetit Juridik, të Universitetit “Luarasi” me rezultate maksimale si dhe ka kryer Masterin Shkencor (MND) në “Të drejtën civile”, në Fakultetin e Drejtësisë, të Universitetit të Tiranës. Në karrierën e saj profesionale ka punuar si juriste pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit e ndërsa në vijim pranë Zyrës së Komisionerit ka mbajtur detyrën e specialistes dhe shefes së Sektorit Rregullator, Integrimit dhe Procedurave Administrative, pranë Drejtorisë së Çështjeve Juridike dhe Integrimit. Ka marrë pjesë në hartimin e shumicës së akteve ligjore dhe/ose nënligjore, udhëzimeve, opinioneve, vendimeve etj të institucionit. Znj. Kujxhija ka një përvojë të gjatë në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, të fituar gjatë angazhimit të saj profesional, duke qenë pjesë dhe duke u certifikuar nga disa projekte të BE-së si dhe pjesëmarrëse në shumë trajnimeve të tjera profesionale brenda dhe jashtë vendit, mes të cilave edhe për njohjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.