Drejtoria e Hetimit Sektorial dhe Sigurisë së të Dhënave
Diplomuar me titullin master shkencor në profilin Inxhinieri Matematike dhe Informatike në vitin 2014. Karrierën e tij profesionale e ka nisur si mësues në degën e informatikës në sistemin arsimor jopublik. Më pas ka ushtruar profesionin e inxhinierit në fushën e telekomunikacionit në sektorin privat. Nga viti 2017 deri në vitin 2019, z. Bodurri ka mbajtur pozicionin e specialisit të lartë të teknologjisë së informacionit në disa institucione qendrore si në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe më pas në Ministrinë e Mbrojtjes. Nga viti 2019- 2021 ushtroi të njëjtin funksion në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA). Në korrik të vitit 2021, z. Bodurri është emëruar në pozicionin e inspektorit pranë Drejtorisë së Hetimit Sektorial dhe Sigurisë së të Dhënave. Në tetor të vitit 2023, ai u promovua duke marrë detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Hetimit Sektorial dhe Sigurisë së të Dhënave, në Drejtorinë e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. z. Bodurri është njohës i mirë i dy gjuhëve të huaja anglisht, italisht.