Foto Profili

Znj. Besa Velaj (Tauzi)

Drejtor

Kabineti

Profili

Diplomuar si juriste në Fakultetin Juridik, Universiteti i Studimeve të Napolit “Federico II”, Itali. Në vitin 2008 ka fituar titullin “Avokat” nga Dhoma e Avokatisë, Tiranë. Znj. Velaj ka një karrierë të gjatë në fushën e konsulencës juridike pasi për 10 vite ka qenë pjesë e studios ligjore “Boga & Associates”. Në vitin 2017, ajo u emërua si këshilltare në Kabinetin e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ndërsa në vitin 2021 mori detyrën e drejtores së Kabinetit të Komisionerit. Znj. Velaj ka përfituar eksepriencë duke asistuar subjekte ndërkombëtare në procese privatizimi apo financimi projektesh dhe është trajnuar në fusha të ndryshme, si ajo e mbrojtjes së të dhënave apo e garancive bankare. Znj. Velaj ka qenë drejtuese e projektit të Binjakëzimit IPA: “Mbështetje institucionit për përafrimin e legjislacionit mbi mbrojtjen e të dhënave personale me acquis-in e Bashkimit Evropian”, i cili ka asistuar Zyrën e Komisionerit në hartimin e ligjit të ri nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Znj. Velaj është angazhuar si eksperte ligjore në disa projekte të financuara nga BE apo organizata të tjera ndërkombëtare si GIZ, Transparency International etj. Gjatë vitit 2024, znj. Velaj është përfaqësuese e institucionit të Komisionerit si eksperte e nivelit të lartë pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”. Po ashtu znj. Velaj është angazhuar si trajnere për fushat e së drejtës së informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale nga Qendra Shqiptare e Trajnimit të Noterëve apo Qendra e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore. Znj. Velaj është njohëse mirë e gjuhëve të huaja si anglisht, italisht dhe frengjisht.