Drejtoria e Mbikëqyrjes në Fushën e Drejtësisë Penale
Diplomuar si juriste në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 2008, si dhe ka mbrojtur diplomën Master Shkencor në Marrëdhënie Ndërkombëtare në vitin 2010. Znj. Neli ka një eksperiencë 14- vjeçare në Ministrinë e Brendshme dhe në Kontrollin e Lartë të Shtetit, ku ka mbajtur detyra të ndryshme si specialiste, përgjegjëse sektori dhe drejtore drejtorie. Znj. Neli është trajnuar profesionalisht në fushën e hartimit të legjislacionit, çështjeve të sigurisë, menaxhimit të burimeve njerëzore, etj. Në shkurt të vitit 2024, znj. Neli u emërua drejtore e Drejtorisë së Mbikëqyrjes në Fushën e Drejtësisë Penale dhe Sigurisë Publike, në Drejtorinë e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Zyrën e Komisionerit. Ajo është njohëse e mirë e gjuhës angleze dhe italiane.