Drejtoria e Monitorimit të Programeve të Transparencës
Diplomuar në vitin 2005 në Fakultetin e Shkencave Politike, Universiteti i Padova-s Itali, me profil studimor Marrëdhënie dhe Ekonomi Ndërkombëtare. Po në këtë Universitet, znj. Pema ka përfunduar studimet pasuniversitare për Integrimin Evropian si dhe studimet e larta në Shkenca Juridike. Karriera e saj profesionale ka nisur si lektore në Universitetin Evropian të Tiranës për të vijuar më pas në detyrën e juristes dhe ekspertes së Integrimit Evropian në Ministrinë e Shëndetësisë. Nga viti 2018 deri në vitin 2021, znj. Pema ka qenë pjesë e skuadrës së Misionit të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) me qendër në Vjenë. Për dy vjet ajo ka ushtruar detyrën e drejtores së Kabinetit të Ministrit të Shtetit për Standardet e Shërbimeve. Gjatë kësaj periudhe, znj. Pema ka ndjekur procesin e negociatave për integrimin e vendit në procesin e integrimit evropian, konkretisht takimet dypalëshe dhe procesin screening lidhur me kapitullin e mirëqeverisjes dhe reformës në administratën publike. Gjithashtu, ka mbajtur rolint e koordinatores së programit me mbështetje buxhetore “Bashkimi Evropian për mirëqeverisjen”, si dhe të angazhimit të vendit tonë në iniciativën globale të Partneritetit për Qeverisjen e Hapur OGP. Në vitin 2024, znj. Pema është emëruar në pozicionin e drejtores së Drejtorisë së Monitorimit të Programeve të Transparencës, në Zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Prej muajit gusht 2024, ajo përfaqëson Zyrën e Komisionerit si eksperte pranë Sekretariatit Teknik të Shtyllës së Mirëqeverisjes së Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”. Znj. Emerlinda (Guri) Pema është njohëse e mirë e gjuhës angleze, italiane dhe spanjolle.