Foto Profili

Znj. Blerta Xhako

Sekretar i Përgjithshëm

Profili

Diplomuar si juriste në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në vitin 2011. Në vitin 2013 ka fituar titullin “Avokat” nga Dhoma e Avokatisë, Tiranë. Në karrierën e saj ajo ka ushtruar disa detyra në aparatin qeveritar, si atë të koordinatorit në Kryeministri, drejtorit të grupit të Menaxhimit të Integruar të Politikave për Mirëqeverisjen dhe Administratën Publike si dhe të këshillëtarit të Ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike. Në vitin 2018, znj. Xhako u emërua më detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Çështjeve Juridike dhe Integrimit në Zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Znj. Xhako ka ndjekur procesin e negociatava për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, konkretisht procesin screening, takimet shpjeguese të Komisionit Evropian mbi legjislacionin e Unionit, si dhe në takimet dypalëshe për prezantimin e nivelit të përafrimit të acquis-së në legjislacionin kombëtar shqiptar. Znj. Xhako ka kontribut në koordinimin e projektit të Binjakëzimit IPA: “Mbështetje institucionit për përafrimin e legjislacionit mbi mbrojtjen e të dhënave personale me acquis-in e Bashkimit Evropian”, i cili ka asistuar Zyrën e Komisionerit në hartimin e ligjit të ri nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Në shkurt të vitit 2025, znj. Xhako u promovua duke u emëruar Sekretare e Përgjithshme e Zyrës së Komisionerit. Ajo ka kryer disa trajnime brenda dhe jashtë vendit në fushën e jurisprudencës, si dhe mbi menaxhimin e administrates publike, duke u certifikuar nga shkolla e administratës publike franceze “Ecole Nationale D’Administration”. Znj. Xhako është njohëse e dy gjuhëve të huaja anglisht dhe italisht.