Foto Profili

Znj. Joniada Koçi

Zëdhënës

Kabineti

Profili

Diplomuar për Gjuhë-Letërsi në Fakultetin Filologjik, Universiteti i Tiranës në vitin 2010, ku edhe ka mbrojtur më pas diplomën Master Shkencor në Komunikim Ndërkulturor, dega Gazetari. Karrierën e saj profesionale, znj. Koçi e ka nisur në median televizive, fillimisht si gazetare për tematikat sociale, e më pas gazetare e aktualitetit politik. Znj. Koçi e ka ushtruar detyrën e gazetarit në departamentin e lajmeve të televizionit Vizion Plus, Report TV dhe Klan TV, duke raportuar mbi veprimtarinë e Presidencës, Kuvendit të Republikës së Shqipërisë si edhe aktivitetin e Qeverisë. Gjithashtu ajo ka mbuluar dhe pasqyruar disa fushata zgjedhore, si edhe aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare. Gjithashtu, znj. Koçi ka ndjekur çështjet që lidheshin me reformën në drejtësi si dhe ato me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, me raportimet nga jashtë vendit të takimeve ndërkombëtare. Në vitin 2018, znj. Joniada Koçi u emërua si Koordinatore për Mediat dhe Marrëdhëniet me Jashtë pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), një në organet e reja të sistemit të drejtësisë. Në këtë institucion ajo përfitoi një eksperiencë të vlefshme jo vetëm sa i përket konsolidimit të marrëdhënieve me mediat, por edhe hartimit dhe ndjekjes së raporteve, strategjive të komunikimit, menaxhimit të rasteve të krizave, ndjekjes së protokollit të seancave dëgjimore, etj. Pas përfundimit të mandatit 7-vjeçar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, në janar të 2025, emërohet në detyrën e Zëdhënësit në Kabinetin e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Znj. Koçi është njohëse e mirë e gjuhës angleze dhe italiane.