Foto Profili

Z. Besnik Dervishi

Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Profili

Z. Besnik Dervishi ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1986. Në karrierën e tij profesionale, ka shërbyer në sistemin e drejtësisë, në administratën shtetërore si nëpunës civil, Sekretar i Përgjithshëm në ministri, Prefekt i Qarkut, Zëvendësministër, Ministër dhe Deputet. Prej vitit 2014 është zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Në vitin 2021 Komisioneri Dervishi u zgjodh anëtar i Komitetit Ekzekutiv dhe aktualisht mban përkohësisht edhe funksionin e Presidentit të Komitetit Ekzekutiv të Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit (ICIC). Gjithashtu në vitet 2018-2022 është zgjedhur Anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asamblesë Globale të Privatësisë. Vlerësohet kontributi i tij në reformën e legjislacionit vendas për të drejtën e informimit dhe për të drejtën e mbrojtjes së të dhënave personale në drejtim edhe të përafrimit të tyre me kuadrin rregullator të Bashkimit Europian, Konventat e Këshillit të Evropës dhe aktet ndërkombëtare. Z. Besnik Dervishi është angazhuar në mësimdhënie në sistemin e arsimit të lartë dhe Shkollën e Magjistraturës.