Ligji nr.119/2014
MANUAL – Pyetje & Përgjigje
Grup: Albana, Indriti, Ligji nr.119/2014
IndritiKush je ti?
Indriti
Ligji nr.119/2014
Ligji nr.119/2014Unë jam Ligji “Për të drejtën e informimit”. Garantoj që të merrni çdo informacion me karakter publik që zotërojnë autoritetet publike. Nëse jeni kurioz, mund të më pyesni më tej.
IndritiÇfarë do të thotë “informacion publik”?
Indriti
Ligji nr.119/2014
Ligji nr.119/2014Informacion publik është çdo dokument, e dhënë, material ose të dhëna të regjistruara që prodhohen dhe mbahen nga një autoritet publik gjatë veprimtarisë së tij – në format fizik, digjital ose audio/video.
IndritiKush e ka detyrimin të më përgjigjet?
Indriti
Ligji nr.119/2014
Ligji nr.119/2014Çdo autoritet publik, ku përfshihet pushteti qëndror, pushteti vendor, sistemi i drejtësisë, institucionet e pavarura, shoqëritë tregtare, drejtoritë e përgjithshme, etj.
IndritiÇfarë lloj informacioni/dokumentacioni mund të kërkoj?
Indriti
Ligji nr.119/2014
Ligji nr.119/2014Shembull: – Ju jeni student dhe dëshironi të dini si u shpenzua buxheti i universitetit – mund të kërkoni raportet financiare. – Ju jeni qytetar dhe dëshironi të shihni vendimet e këshillit bashkiak – mund t’i gjeni në programin e transparencës së bashkisë. Çdo dokument si: vendime, kontrata, buxhete, raporte, të dhëna statistikore që ato zotërojnë. Përjashtohen rastet kur dëmtohet privatësia, sekreti tregtar, siguria kombëtare, hetimi dhe ndjekja e veprave penale etj.
IndritiÇfarë është programi i transparencës dhe cilat informacione përfshihen në të?
Indriti
Ligji nr.119/2014
Ligji nr.119/2014Programi i Transparencës është një rubrikë e posaçme në faqen zyrtare të çdo autoriteti publik. Në të përcaktohen kategoritë e informacionit në formate të kuptueshme dhe lehtësisht të aksesueshme si: detyrat e autoritetit, legjislacioni, aktet nënligjore, rregulloret, buxheti, shpenzimet, shërbimet e ofruara, etj.
IndritiPo nëse informacioni që më nevojitet nuk gjendet i publikuar?
Indriti
Ligji nr.119/2014
Ligji nr.119/2014Mund t’i drejtoheni koordinatorit për të drejtën e informimit me një kërkesë për informacion.
IndritiSi bëhet kërkesa?
Indriti
Ligji nr.119/2014
Ligji nr.119/2014Duke plotësuar formularin që gjendet në faqen zyrtare të IDP-së ose të çdo autoriteti tjetër publik. Duhet të përfshini: – Emër dhe mbiemër – Kontaktet (telefon, email, adresë) – Përshkrimin e informacionit që kërkoni – Formatin (kopje fizike ose elektronike)
IndritiShembull i kërkesës për informacion publik:
Indriti
Ligji nr.119/2014
Ligji nr.119/2014Data: [__/__/_____] Për: [Emri i institucionit] Unë, [Emër Mbiemër], me adresë [______________] dhe kontakt [telefon/email], bazuar në Ligjin nr.119/2014, kërkoj të më vihet në dispozicion informacioni si më poshtë: [Shkruani qartë informacionin që kërkoni] Informacionin preferoj ta marr në format: [Letër / PDF / Elektronik] Me respekt, [Emri Mbiemri] Nënshkrimi
IndritiSa kohë kam për të marrë përgjigje?
Indriti
Ligji nr.119/2014
Ligji nr.119/2014Përgjigjja duhet të jepet brenda 10 ditëve pune (ose 15 ditë nëse informacioni është voluminoz). Nëse kërkesa është e paqartë, institucioni duhet t’ju kontaktojë për sqarim brenda 48 orëve.
IndritiA duhet të shpjegoj pse më nevojitet informacioni?
Indriti
Ligji nr.119/2014
Ligji nr.119/2014Jo. Nuk keni detyrim të shpjegoni arsyet.
AlbanaA ka raste kur refuzohet informacioni?
Albana
Ligji nr.119/2014
Ligji nr.119/2014Po. Kur: – Cënohet privatësia – Rrezikohet siguria kombëtare – Ndikohet në hetime penale – Cënohen të drejtat e autorit ose sekreti tregtar Megjithatë, informacioni nuk refuzohet nëse ekziston interes publik më i lartë për dhënien e tij.
AlbanaA ka tarifa për dhënien e informacionit?
Albana
Ligji nr.119/2014
Ligji nr.119/2014Dhënia e informacionit është falas. Mund të aplikohet vetëm tarifë për mbulimin e kostove reale të riprodhimit (fotokopjime, printime, CD, etj.).
AlbanaA mund të kërkoj informacion në mënyrë anonime?
Albana
Ligji nr.119/2014
Ligji nr.119/2014Jo. Duhet të jepni identitetin dhe kontaktet për të marrë përgjigje.
AlbanaPo kur nuk di kujt t’i drejtohem?
Albana
Ligji nr.119/2014
Ligji nr.119/2014Ligji nuk ju penalizon. Mund ta dërgoni kërkesën në institucionin që mendoni se ka informacionin; ai duhet ta përcjellë tek institucioni përgjegjës brenda 10 ditëve dhe t’ju njoftojë. Institucioni përgjegjës ka 15 ditë pune për t’ju kthyer përgjigje.
AlbanaCili është roli i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale?
Albana
Ligji nr.119/2014
Ligji nr.119/2014Komisioneri është një institucion i pavarur që mbikëqyr zbatimin e ligjit për informimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Kompetencat: – Shqyrton ankesat e qytetarëve – Kontrollon zbatimin e ligjit – Miraton modele transparence – Urdhëron dhënien e informacionit – Vendos sanksione për shkelësit
AlbanaSa kohë kam për të bërë ankesë?
Albana
Ligji nr.119/2014
Ligji nr.119/201430 ditë pune nga marrja e njoftimit për refuzim ose nga kalimi i afatit ligjor.
AlbanaShembull ankese:
Albana
Ligji nr.119/2014
Ligji nr.119/2014Data: [] Për: Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale Unë, [Emri Mbiemri], me adresë [] dhe kontakt [telefon/email], bazuar në nenin 24 të Ligjit nr.119/2014, paraqes këtë ankesë kundër [Emri i institucionit] për: [Shkruani arsyen: mospërgjigje / refuzim / vonesë] Kërkoj marrjen e masave për sigurimin e informacionit të kërkuar. Me respekt, [Emri Mbiemri] Nënshkrimi
AlbanaÇfarë bën Komisioneri pasi merr ankesën?
Albana
Ligji nr.119/2014
Ligji nr.119/2014Ankesa përcillet për trajtim pranë strukturës përgjegjëse, e cila verifikon faktet dhe bazën ligjore. Komisioneri mund t’u kërkojë argumente palëve dhe merr vendim brenda 15 ditëve pune.
AlbanaKur nuk pranohet një ankesë?
Albana
Ligji nr.119/2014
Ligji nr.119/2014Kur ka kaluar afati ligjor, nuk është në formë shkresore, ose nuk tregohet emri dhe adresa e ankuesit.
AlbanaÇfarë vendimesh merr Komisioneri?
Albana
Ligji nr.119/2014
Ligji nr.119/2014– Pranon ankesën dhe urdhëron dhënien e informacionit; – Rrëzon ankesën pjesërisht ose tërësisht; – Cakton afat për zbatim nga autoriteti publik.
AlbanaÇfarë ndodh nëse Komisioneri nuk merr vendim brenda 15 ditëve?
Albana
Ligji nr.119/2014
Ligji nr.119/2014Ankuesi ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës për zgjidhjen e ankesës.
AlbanaFaleminderit Ligji, Mora shumë informacione të reja mbi të drejtën e informimit. Po nëse kam pyetje të tjera, ku mund të drejtohem?
Albana
Ligji nr.119/2014
Ligji nr.119/2014Të lutem, kënaqësia është e imja. Nëse keni pyetje të tjera mund t’i drejtoheni Zyrës së Komisionerit me një kërkesë për informacion, të cilën siç e shpjeguam më lart mund ta dërgoni elektronikisht ose me shkresë.
Ligji nr.119/2014
Ligji nr.119/2014Përpara se të ndahemi, një sugjerim të fundit: Për më shumë informacione mbi të drejtën e informimit dhe vendimmarrjen e Zyrës së Komisionerit konsultoni faqen zyrtare në internet www.idp.al
Fund i bisedës