Shkëmbim eksperience me Autoritetin kroat për të drejtën e informimit

Në kuadër të projektit të përbashkët me SIGMA – organizëm i OECD, u zhvillua në mjediset e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale trajnimi i dytë me znj. Anamarija Musa, Komisioner për të Drejtën e Informimit të Kroacisë dhe me ekspertin e SIGMA, Juhani Lemmik. Shkëmbimi i eksperiencës për konsolidimin e kapaciteteve administrative dhe aplikimin e praktikave më të mira në këtë fushë ishin në fokus të këtij aktiviteti.

Zyra e Komisionerit, në kuadër të zbatimit të ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, kërkoi nga homologët kroatë asistencë për hartimin e një udhëzuesi për rolin dhe funksionet e koordinatorit për të drejtën e informimit. Gjithashtu, pala kroate është  e gatshme të ofrojë eksperiencën e saj në konsolidimin e procedurave të inspektimit, si dhe në përcaktimin e indikatorëve të vetëvlerësimit të performancës nga Autoritetet Publike.

Në këtë aktivitet u diskutua për rritjen e transparencës së Autoriteteve Publike dhe për mënyrat në qasjen në informacionin publik, u shkëmbye eksperiencë në trajtimin e rasteve konkrete gjatë zbatimit të ligjit “Për të drejtën e informimit”, si edhe për të nxitur gjithnjë e më shumë ndërgjegjësimin e qytetarëve për ushtrimin e kësaj të drejte kushtetuese në praktikë.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë