|

Seminar trajnues në Shkollën e Magjistraturës

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi dhe Drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes së të Dhënave Pesonale, znj. Pjerina Gaxha zhvilluan pranë Shkollës së Magjistraturës seminarin trajnues 2-ditor me temë “Mbrojtja e të dhënave personale në sistemin gjyqësor”.

Seminari trajnues u bashkëdrejtua nga Zëvendësministri i Integrimit Evropian, znj. Eralda Methasani Çani dhe nga znj. Rezarta Mataj, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës. Në këtë aktivitet morën pjesë gjyqtarë nga disa gjykata të vendi.

Në këtë seminar u trajtuan një sërë tematikash, që kanë të bëjnë me mënyrën e funksionimit të Zyrës së Komisionerit; ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave personale dhe të drejtat e subjektit të të dhënave personale; procesin e hetimit administrativ edhe në këndvështrimin e Kodit të ri të Procedurës Administrative; mbrojtjen e të dhënave personale në sistemin gjyqësor; praktika e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe të dhënat personale; si edhe reforma legjislative në fushën e mbrojtjes së të dhënave në Bashkimin Evropian.