Zhvillohet Takimi i 28-të i Punës të Rasteve të Veçanta

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale mori pjesë në “Takimin e 28-të të Punës të Rasteve të Veçanta – Case Handling Workshop”, i zhvilluar në Podgoricë të Malit të Zi.

Në këtë aktivitet autoriteti shqiptar mbajti prezantim me temë “Impakti i medias në jetën private”, ku u paraqitën 2 raste konkrete. Problematika e tyre përfshinte përdorimin e të dhënave personale pa pëlqimin e individëve dhe mos verifikimin paraprak të tyre; mungesën e rregulloreve të posaçme për grumbullimin, përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave dhe përhapjen e informacionit në rrjetet sociale. Zyra e Komisionerit ka bashkëpunuar ngushtë me median për përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe nëpërmjet saj, për të ndërgjegjësuar publikun për ushtrimin e të drejtës për mbrojtjen e privatësisë.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga 19 autoritete homologe anëtare të Konferencës Evropiane. Ata prezantuan raste konkrete të shkeljes së privatësisë dhe mbrojtjen e të dhënave personale në fusha, si telekomunikacioni; në sektorin bankar dhe financiar; në mjekësi; transferimin ndërkombëtar të të dhënave; përdorimin e sistemeve të video-survejimit; publikimin e të dhënave në rrjetet sociale, etj. Një nga çështjet me rëndësi që u diskutua në këtë takim ishte edhe zbatimi i Rregullores së re të Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave Personale në BE.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie me qëllim përmirësimin e përvojës së përdoruesit.
Cookie-t ruhen në shfletuesin tuaj dhe mundësojnë funksione të ndryshme, përfshirë njohjen e vizitave të përsëritura në faqe, si dhe analizimin e mënyrës së përdorimit, në mënyrë që të kuptojmë cilat seksione ju duken më relevante, interesante dhe të dobishme.

Politikat e privatësisë