Konferenca rajonale në Lezhë për të drejtën e informimit

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale organizoi në Lezhë konferencën rajonale “E drejta për informim, autoritetet publike, koordinatori dhe programet e transparencës”.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga Prefektura, Bashkia e Lezhës dhe njësitë e tjera të qeverisjes vendore të qarkut; organet e drejtësisë; Policia e Shtetit; institucionet qendore në nivel vendor; shoqëria civile; media, etj. Konferenca të tilla rajonale janë zhvilluar edhe në qarqet e Beratit, Elbasanit, Gjirokastrës, Kukësit, Korçës, Vlorës dhe Shkodrës.

Z. Besnik Dervishi, në fjalën e tij theksoi risitë që ka sjellë ligji “Për të drejtën e informimit” në ndryshimin e mentalitetit dhe kulturës së administratës publike. Sipas tij, ka ardhur koha që programet e transparencës të përmirësohen për të reflektuar specifikat e Autoriteteve Publike. Njëkohësisht, duhet të forcohet roli i koordinatorit për të drejtën e informimit në përmbushjen e plotë të detyrimeve në procesin e trajtimit të kërkesave të qytetarëve. Zyra e Komisionerit e konsideron të rëndësishëm angazhimin e institucioneve shtetërore dhe bashkëpunon me to për adresimin e problematikave që ndeshen gjatë zbatimit të ligjit.

Zyra e Komisionerit mbajti një prezantim për të pranishmit duke i njohur ata në mënyrë integrale me risitë e këtij ligji, me funksionimin e Autoritetit dhe me raste praktike. Prezantimi shërben edhe si një udhërrëfyes në procesin e trajtimit të kërkesave të qytetarëve. Ndërsa, u vlerësua me rëndësi hartimi, plotësimi me sa më shumë informacion dhe përditësimi i programit të transparencës nga Autoritetet Publike.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë