Veprimtaria e sistemit bankar e financiar, në kuadër të mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave, organizuan aktivitetin me temë “Rregullat në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale në sistemin bankar”. Pjesëmarrës në këtë takim ishin përfaqësues nga Banka e Shqipërisë, nga të gjitha bankat e nivelit të dytë dhe nga shoqëritë financiare jobankare.

Z. Besnik Dervishi, në fjalën e tij, vlerësoi përmbushjen e detyrimeve ligjore nga subjektet që e ushtrojnë veprimtarinë në këtë sektor për sigurimin e standardeve të larta dhe garancive të plota për “subjektet” e të dhënave personale. “Sektori bankar është nga më të rëndësishmit përsa i përket grumbullimit, numrit të madh të përpunimeve dhe natyrës sensitive të të dhënave personale. Në dy vitet e fundit janë gati 300 hetime administrative të kryera nga Zyra e Komisionerit, ku përfshihen edhe ato të zhvilluara në “kontrolluesit” bankë apo në institucione të tjera financiare. Duke analizuar mangësitë e konstatuara, përveç vendimmarrjes për çdo rast, kemi dalë me rekomandime unifikuese për sektorin, duke ua bërë me dije vetë kontrolluesve apo edhe Autoritetit rregullator. Këtë gjë e kemi bërë edhe me sektorin bankar dhe ky takim duhet të konsiderohet si një hap në investimin e përbashkët që duhet të ndërmarrim për zbatimin e legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale” – tha Komisioneri.

Aktivitetin e përshëndeti z. Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i SHSHB, i cili theksoi bashkëpunimin me Zyrën e Komisionerit. Ndërsa, tha se organizimi i këtij trajnimi është i domosdoshëm për trajtimin e problematikave në kuadër të legjislacionit kombëtar dhe në optikën e Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR) në BE.

Znj. Pjerina Gaxha, Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, prezantoi për të pranishmit parimet kryesore të ligjit nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, aktet nënligjore të Komisionerit, si dhe trajtoi raste konkrete nga veprimtaria e Autoritetit në këtë fushë. Në trajnim i ftuar i posaçëm ishte eksperti i njohur ndërkombëtar, z. Italo de Feo, nga zyra ligjore “Partner CMS” në Itali. Në prezantimin e tij u trajtuan ndryshimet dhe risitë e GDPR në krahasim me legjislacionin e mëparshëm evropian (Direktivën 95/46), ku ndër më kryesoret janë: zgjerimi i të drejtave të qytetarëve mbi të dhënat e tyre, veçanërisht, portabiliteti i të dhënave dhe e drejta për t’u harruar; vlerësimi i impaktit të riskut dhe përgjegjshmëria e “kontrolluesit” në procesin e grumbullimit/përpunimit të të dhënave; forcimi i masave tekniko-organizative në garantimin e sigurisë; roli dhe funksionet e “oficerit të mbrojtjes së të dhënave” (DPO), etj.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë