Takimi i 21-të i CEEDPA

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale mori pjesë në takimin e 21-të të Rrjetit të Autoriteteve të Mbrojtjes së të Dhënave të Evropës Qendrore dhe Lindore (Central and Eastern Europe Data Protection Authorities-CEEDPA). Kjo konferencë, e zhvilluar virtualisht në dy ditë, mblodhi bashkë përfaqësues të institucioneve të kësaj fushe nga 19 shtetet anëtare të organizatës.

Diskutimi u përqendrua mbi shkëmbimin e eksperiencave më të mira për tema të rëndësishme, si: mekanizmat e përgjegjshmërisë në përpunimin e të dhënave personale; revolucioni i pandemisë, si të mbrohen të dhënat në botën post-Covid 19; zbatimi i standardeve të Bashkimit Evropian (BE) dhe Këshillit të Evropës (KiE) në mbrojtjen e të dhënave dhe shkëmbimi i tyre ndërkufitar; si dhe mbrojtja më e mirë e të dhënave personale të fëmijëve, parimet kryesore dhe sfidat. Zyra e Komisionerit u përfaqësua në dy panelet e fundit, ku solli përvojën e saj në procesin e përafrimit të Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR) dhe Direktivës së Policisë me legjislacionin kombëtar nëpërmjet zbatimit të Projektit të Binjakëzimit. Po ashtu, u prezantua dhe aktiviteti institucional në kuadër të ndërgjegjësimit dhe promovimit të të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjes së të dhënave të tyre në mjedisin digjital.

Ky takim përkoi edhe me jubileun e 20-vjetorit të këtij rrjeti të krijuar me iniciativën e Autoritetit të Polonisë dhe ku janë anëtare institucionet e fushës nga Shqipëria, Armenia, Bosnjë dhe Hercegovina, Bullgaria, Çekia, Kroacia, Hungaria, Kosova, Letonia, Lituania, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania, Moldavia, Sllovakia, Sllovenia, Serbia dhe Ukraina.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë