Shkëmbimi i praktikave të mira në funksion të transparencës së Autoriteteve Publike

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale mori pjesë në Takimin e 2-të të Punës të Rasteve të Veçanta (Case Handling Workshop-CHW). Ky takim u organizua nga Autoriteti Federal për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Gjermanisë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga mbi 20 institucione homologe evropiane.

Në fokus të diskutimeve e shkëmbimit të eksperiencave në këtë takim ishin ngjashmëritë ligjore dhe mbikëqyrja e zbatimit të kuadrit rregullator, ashtu si edhe raste praktike. Përfaqësuesit e Zyrës së Komisionerit prezantuan 2 çështje me ndjeshmëri të lartë në Shqipëri si “Transparenca proaktive efektive e Autoriteteve Publike” dhe “Informacioni publik në çështjet gjyqësore”. Pjesëmarrësit në takim patën pyetje të shumta rreth këtyre temave. I ftuar i nderit në aktivitet ishte dhe një përfaqësuesi i organizatës jo fitimprurëse në Gjermani “Open Knowledge Foundation”, i cili ndau me të pranishmit eksperiencën e platformave elektronike dhe fushatave të shoqërisë civile për rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve ndaj të drejtës për informim publik.

Ushtrimi i të drejtës për informim nga qytetarët, organizatat e shoqërisë civile apo dhe medias ka ndikuar në rritjen dhe përmirësimin e përgjegjshmërisë së autoriteteve publike ndër vite. Nga ana tjetër, shkëmbimi i përvojave në takime të kësaj natyre nxit zgjerimin e njohurive dhe praktikave, në funksion të forcimit të kulturës së transparencës.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë