Standardet e KiE për të drejtën e informimit

Me temë “E drejta për informim për dokumentet zyrtare, standardet e Këshillit të Evropës (KiE) – The right to access State-held information, Council of Europe standards”, u mbajt në Poloni takimi për shkëmbimin e praktikave të mira në këtë fushë.

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale mori pjesë në këtë aktivitet si përfaqësuese e Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit dhe Komitetit të saj Ekzekutiv (ICIC), për të prezantuar përvojën në zbatimin e standardeve të Konventës “Për aksesin në dokumentet zyrtare”, e njohur ndryshe si Konventa e Tromsos (205) e KiE. Një çështje tjetër me rëndësi që u diskutua në aktivitet ishte dhe veprimtaria në kuadër të bashkëpunimit dy dhe shumë-palësh për nxitjen e adoptimit të këtyre standardeve bashkëkohore jo vetëm në hapësirën gjeografike të Këshillit të Evropës, por edhe më gjerë.

Ky aktivitet u mbajt në kuadër të Konferencës për të Drejtat e Njeriut të Varshavës 2023 (Human Dimension Conference) të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie me qëllim përmirësimin e përvojës së përdoruesit.
Cookie-t ruhen në shfletuesin tuaj dhe mundësojnë funksione të ndryshme, përfshirë njohjen e vizitave të përsëritura në faqe, si dhe analizimin e mënyrës së përdorimit, në mënyrë që të kuptojmë cilat seksione ju duken më relevante, interesante dhe të dobishme.

Politikat e privatësisë