Së bashku për një administratë publike transparente dhe me integritet

Llogaridhënia dhe integriteti në veprimtarinë e administratës publike janë thelbësore për forcimin e kulturës së transparencës përballë qytetarëve. Me rastin e 28 Shtatorit, Ditës Ndërkombëtare për të Drejtën e Informimit, Zyra e Komisionerit zhvilloi në mjediset e institucionit të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil një aktivitet informues e ndërgjegjësues.

Legjislacioni për të drejtën e informimit ashtu si edhe ai për shërbimin civil kanë për qëllim të ndikojnë në formësimin e një administrate publike të përgjegjshme dhe profesionale, për të ofruar shërbime cilësore duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve. Qëllimi i takimit ishte shkëmbimi i eksperiencave mes nëpunësve, njohja me praktikat më të mira respektive dhe ngjashmëritë apo pikat e përbashkëta të kuadrit rregullator në ushtrimin e përgjegjësive sipas fushave të veprimtarisë. Një nga çështjet kryesore të diskutuara në këtë takim ishte publikimi i informacionit/dokumentacionit që ka të bëjë me vendimmarrjen e autoriteteve publike në kuadër të transparencës proaktive, ashtu si edhe konsolidimi i rolit të koordinatorit për të drejtën e informimit brenda strukturave institucionale. Vëmendje iu kushtua, zbatimit me korrektësi të legjislacionit për shërbimin civil në trajtimin me balancë dhe proporcionalitet të të drejtës për informim dhe asaj për mbrojtjen e të dhënave personale. Ky bashkëpunim dhe ndërveprim mes stafeve të institucioneve të pavarura siguron një njohje më të zgjeruar të kornizës ligjore dhe procedurave të njëri-tjetrit, për të nxitur përgjegjshmërinë dhe integritetin në ushtrimin e kompetencave institucionale.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë