Kuvendi miraton ligjin e ri “Për mbrojtjen e të dhënave personale”

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka miratuar në Seancë Plenare ligjin e ri “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Ky akt i rëndësishëm rregullator përbën një hop cilësor në garantimin e standardeve më bashkëkohore të mbrojtjes së kësaj të drejte themelore të qytetarëve shqiptarë. Legjislacioni i modernizuar në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale është, gjithashtu, përmbushje e një prej detyrimeve në kuadër të procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian (BE), duke përafruar plotësisht Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) dhe Direktivën për përpunimin e të dhënave personale nga organet ligjzbatuese (Direktiva e Policisë).

Ky ligj i ri zgjeron dhe pasuron rrethin e të drejtave individuale, për garantimin e të cilave, nëpërmjet përpunimit të ligjshëm të të dhënave personale kërkohet marrja e masave të domosdoshme rregullatore, tekniko-organizative, të sigurisë, çertifikimit, vlerësimit të riskut, trajnimit periodik të stafeve, etj, nga çdo kontrollues/përpunues publik apo privat. Ky ligj sjell risi që ecin paralelisht me zhvillimet teknologjike dhe digjitalizimin e shërbimeve, si: mënyra të reja të dhënies së pëlqimit; e drejta për t’u harruar; konceptet inovative, si transferueshmëria e të dhënave; privatësia në projektim dhe në mënyrë të paracaktuar (privacy by default dhe privacy by design); si dhe do të aplikojë sanksione më të forta për shkeljet e dispozitave të tij. Përafrimi i kuadrit rregullator kombëtar me atë të BE, konsolidon dhe funksionet e Zyrës së Komisionerit për t’iu përgjigjur më mirë sfidave e problematikave të cenimit të privatësisë dhe për mbrojtjen e duhur të të dhënave personale. Kjo qasje e re mbikëqyrëse, sipas modelit të GDPR, ka për qëllim të forcojë pavarësinë institucionale, duke rritur kapacitetet profesionale dhe ato administrative. Funksionimi i duhur i një autoriteti të besueshëm nënkupton thellimin e vazhdueshëm të njohurive, njohjen dhe zbatimin korrekt të procedurave, si dhe vullnetin për të qenë të paanshëm nga ndikimet apo interesat e çdo lloji. Avancimi në rrugën e integrimit evropian, ashtu si edhe konsolidimi i mekanizmave të një shoqërie demokratike me ekonomi të zhvilluar, kërkon një kuadër ligjor bashkëkohor dhe të konsoliduar, i cili ka në themel respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë