Komentari “Mbi kuptimin dhe zbatimin e ligjit për të dhënat e hapura dhe ripërdorimin e informacionit në sektorin publik”

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në bashkëpunim me projektin e Bashkimit Evropian për Qeverisjen e Mirë, ka hartuar Komentarin “Mbi kuptimin dhe zbatimin e ligjit për të dhënat e hapura dhe ripërdorimin e informacionit në sektorin publik”. Komentari ka për qëllim lehtësimin e zbatimit të ligjit nr. 33/2022 dhe shërben si një udhëzues praktik për të gjithë organet e sektorit publik ose sipërmarrjet publike për të lehtësuar kuptimin dhe interpretimin e koncepteve të reja që ky ligj prezanton, për të shpjeguar mënyrën se si do të përmbushen detyrimet ligjore në lidhje me të dhënat e hapura dhe ripërdorimin, si dhe mekanizmat që do të përdoren për mbrojtjen, mbikëqyrjen dhe promovimin e të drejtës për ripërdorim.

Ky akt synon t’u vijë në ndihmë, punonjësve të ngarkuar me detyrat e publikimit të të dhënave të hapura dhe ripërdorimin e dokumenteve, si dhe çdo aktori tjetër (biznes, shoqëri civile, media, qytetar) të përfshirë drejtëpërdrejtë apo tërthorazi në këtë proces, të njohin më mirë rregullat e zbatueshme në situata konkrete, me synimin final të krijimit të një sistemi funksional të të dhënave të hapura dhe ripërdorimit të tyre, me qëllim të nxitjes së inovacionit në ofrimin e produkteve dhe të shërbimeve.

Hartimi i këtij Komentari u parapri nga sesion trajnimi për trajnerët (ToT), mbi zbatimin efektiv të ligjit për të dhënat e hapura dhe ripërdorimin e informacionit të sektorit publik nga ekspertët e projektit të Bashkimit Evropian për Qeverisjen e Mirë, e më pas nga një tryezë diskutimi me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të organeve të sektorit publik dhe sipërmarrjeve publike. Çështjet e evidentuara gjatë diskutimeve u përfshinë në Komentar, me qëllim sqarimin e çdo aspekti që merr rëndësi në zbatim të ligjit nr. 33/2022.

Lidhja – Komentar për të dhënat e hapura dhe ripërdorimin e informacionit në sektorin publik

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë