Zhvillohet takimi i dytë i Komitetit Ekzekutiv të Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit (ICIC)

Komitetit Ekzekutiv i Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit (ICIC) zhvilloi sot, datë 28 maj 2025 takimin e dytë online për këtë vit.

Ky takim, u drejtua nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. Besnik Dervishi në cilësinë e Presidentit të këtij Komiteti Ekzekutiv.

Në këtë sesion morën pjesë Komisionerët e së Drejtës për Informim nga vende anëtare si Gjermania, Australia, Argjentina (Buenos Aires), Kenia, Bermuda, Afrika e Jugut, Sierra Leone.
Komisioneri Dervishi vlerësoi punën dhe angazhimin e autoritetit gjerman si mikpritës i radhës i edicionit të XVI të Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit, që do të mbahet në datat 23-25 qershor 2025 në Berlin.

Anëtarët e Komitetit morën disa vendime të rëndësishme lidhur me përzgjedhjen e mikpritësit të edicionit të XVIII-të, që do të zhvillohet në vitin 2027, si dhe lidhur me thirrjen për përzgjedhjen e autoritetit që do të mbajë rolin e Presidentit/Sekretariatit të këtij forumi të rëndësishëm për periudhën 2025-2027. Gjithashtu, anëtarët e Komitetit shqyrtuan kërkesat e tre aplikantëve të rinj për t’iu bashkuar ICIC me statusin e vëzhguesit të cilat u miratuan me konsesus.

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale mbetet e angazhuar në ndjekjen me përgjegjësi të gjitha proceset dhe aktivitetet e këtij forumi të rëndësishëm ndërkombëtar, si dhe përfaqësimin dinjitoz të vendin tonë në arenën e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë