Zyra e Komisionerit trajnon koordinatorët e rinj për të drejtën e informimit të 45 autoriteteve publike

Zyra e Komisionerit vijon angazhimin e saj me qëllim rritjen e kapaciteteve të koordinatorëve të së drejtës për informim në zbatim te kuadrit ligjor
për të drejtën e informimit.

Më datë 30 maj 2025, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale zhvilloi një trajnim online me koordinatorët e rinj për të drejtën e informimit të rreth 45 autoriteteve publike.

Trajnimi u fokusua në ndryshimet e ligjit për të drejtën e informimit dhe risitë që këto ndryshime kanë sjellë, si dhe zbatimin në praktikë të rasteve konkrete.  Koordinatorët e rinj u njohën me detyrimet specifike mbi publikimin/përditësimin e regjistrit të kërkesave dhe përgjigjeve, si dhe përdorimin e Regjistrit Elektronik të Kërkesave dhe Përgjigjeve (REKPDI) nëpërmjet portalit pyetshtetin.al.

Zyra e Komisionerit do të vijojë të mbështesë koordinatorët e së drejtës për informim të caktuar rishtazi me trajnime periodike që i shërbejnë edukimit dhe rritjes së njohurive lidhur me transparencën dhe llogaridhënien e autoriteteve publike.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie me qëllim përmirësimin e përvojës së përdoruesit.
Cookie-t ruhen në shfletuesin tuaj dhe mundësojnë funksione të ndryshme, përfshirë njohjen e vizitave të përsëritura në faqe, si dhe analizimin e mënyrës së përdorimit, në mënyrë që të kuptojmë cilat seksione ju duken më relevante, interesante dhe të dobishme.

Politikat e privatësisë