Zhvillohet mbledhja e Bordit Evropian të Mbrojtjes së të Dhënave në Bruksel

Bordi Evropian i Mbrojtjes së të Dhënave (EDPB) zhvilloi në Bruksel mbledhjen e 106-të plenare në datat 3 dhe 4 qershor 2025.

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale u përfaqësua në këtë forum nga Komisioneri z. Besnik Dervishi si dhe nga Drejtorja e Kabinetit znj. Besa Velaj.

Në këtë mbledhje u diskutua mbi zhvillimet më të rëndësishme strategjike dhe ndër-rregullatore, transferimet ndërkombëtare të të dhënave, përpunimi i tyre për qëllime kërkimore, zbatimi i nenit 48 të Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR) dhe ndërveprimi i tij me rregullore të tjera të BE-së, si Akti për Tregun Dixhital (DMA) dhe Rregullorja për Luftën e Pastrimit të Parave.

U trajtua gjithashtu zhvillimi i praktikave të avancuara mbikëqyrëse dhe legjislative, zhvillimet në lidhje me çështje të zbatimit praktik të GDPR, ndikimi i teknologjive të reja – në veçanti të inteligjencës artificiale, – në të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e privatësisë.

Bordi Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPB) është një institucion i pavarur i BE-së, që ka për qëllim zbatimin e Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) dhe promovimin e bashkëpunimit mes autoriteteve mbikëqyrëse të mbrojtjes së të dhënave në BE.

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, mban statusin e anëtarit vëzhgues të përhershëm në Bordin Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPB) që nga viti 2016. Ky status i mundëson Komisionerit të marrë pjesë rregullisht në mbledhjet e tij periodike, të kontribuojë në diskutime dhe të japë mendime.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë