Nis trajnimi për aftësimin e Nëpunësit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit me Institucionin e Arsimit të Lartë “Kolegji Universitar i Biznesit” kontribuoi nëpërmjet angazhimit të trajnerëve të saj të certifikuar, në trajnimin 6 ditor për programin e formimit dhe kualifikimit profesional të grupit të parë të  Nëpunësve të Mbrojtjes së të Dhënave Personale.

Trajnimi i zhvilluar kishte për qëllim njohjen dhe thellimin në tema si: roli dhe përgjegjësitë e Nëpunësve të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, kriteret që duhet të përmbushë një Nëpunës, trajtimi i të drejtave të subjekteve të të dhënave, menaxhimi i rreziqeve dhe auditimi i përpunimit të të dhënave, adresimi i rasteve të cenimit të të dhënave dhe vlerësimi ndikimit në të dhëna, njohje e nocioneve të kontrolluesit, përpunuesit, bashkë kontrolluesve si dhe përgatitja e kontratave midis tyre, transferimi ndërkombëtar i të dhënave, etika, transparenca dhe komunikimi.

Trajnime te tilla profesionale shënojnë ndërtimin e një infrastrukture profesionale që do të garantojë një zbatim më të sigurt, të qëndrueshëm dhe në standard europian të së drejtës për mbrojtjen e të dhënave në Shqipëri.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë