Projekti me BE, Zyra e Komisionerit nis zbatimin e komponentit në fushën e Mbrojtjes së të Dhënave Personale

Në kuadër të projektit të Bashkimit Evropian për Qeverisjen e Mirë, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, zhvilloi një takim me ekspertët ndërkombëtar mbi fillimin e zbatimit të komponentit të dytë, atë të ofrimit të asistencës për garantimin e  zbatimit efektiv të Konventës së modernizuar të Këshillit të Evropës “Për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale” (Konventa 108+), përfshirë në legjislacionin shqiptar me miratimin e ligjit 49/2022.

Në kuadër të ligjit të ri për mbrojtjen e të dhënave personale, pjesë e kësaj asistence është edhe hartimi i akteve nënligjore mbi certifikimin dhe dhënien e vulave, shenjave të mbrojtjes së të dhënave, si dhe, mbi kriteret shtesë për akreditimin e organizmave të certifikimit.

Më herët, Zyra e Komisionerit përmbushi me sukses komponentin e parë të këtij projekti, atë të forcimit të kapaciteteve institucionale të pikave të kontaktit/koordinatorëve për të drejtën e informimit për zbatimin efektiv të legjislacionit në fushën e të dhënave të hapura dhe ripërdorimit të informacionit publik. Projekti do të përmbyllet me zbatimin e komponentit të tretë që do të ketë në fokus mbështetjen e koordinatorëve për të drejtën e informimit, me qëllim përmirësimin e trajtimit të kërkesave për informacion.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë