Shqipëria vlerësohet për përputhshmërinë e Ligjit për të Drejtën e Informimit me Konventën e Këshillit të Evropës për aksesin në Dokumentet Zyrtare

Në Takimin e Pestë të Konsultimit të Palëve të Konventës së Këshillit të Evropës për Qasjen në Dokumentet Zyrtare (Konventa e Tromsø), u vlerësua se, Ligji shqiptar për të Drejtën e Informimit është në përputhje me parimet dhe standardet e përcaktuara në Konventë. Konsultimi mirëpriti zbatimin e gjerë të ligjit në autoritetet publike shqiptare, garantimin e qasjes për të gjithë qytetarët, pa diskriminim dhe respektimin e parimeve të transparencës dhe qeverisjes së hapur.

Në të njëjtën kohë, u rekomandua që Shqipëria të përmirësojë më tej dispozitat ligjore për të siguruar përputhshmërinë e përjashtimit mbi sekretin profesional me nenin 3 të Konventës, si dhe përcaktimin e qartë të së drejtës së aplikantit, për të zgjedhur formën e marrjes së dokumenteve zyrtare.

Këto rekomandime pritet të kontribuojnë në forcimin e mëtejshëm të transparencës dhe aksesit publik në informacion në vendin tonë.

Një vendim i rëndësishëm i takimit lidhej me zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Grupit të Aksesit në Informacion të Këshillit të Evropës, për një mandat katërvjeçar, që nis më 1 prill 2026. Në mesin e tyre u rizgjodh edhe znj. Elona Hoxhaj, Drejtoreshë e Përgjithshme për të Drejtën e Informimit në Zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ky zhvillim thekson rolin aktiv të Shqipërisë në mekanizmat ndërkombëtarë të monitorimit dhe zbatimit të Konventës.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie me qëllim përmirësimin e përvojës së përdoruesit.
Cookie-t ruhen në shfletuesin tuaj dhe mundësojnë funksione të ndryshme, përfshirë njohjen e vizitave të përsëritura në faqe, si dhe analizimin e mënyrës së përdorimit, në mënyrë që të kuptojmë cilat seksione ju duken më relevante, interesante dhe të dobishme.

Politikat e privatësisë