Zyra e Komisionerit vijon konsultimet për “Programin e ri të Transparencës për Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore”

Në vijim të procesit të konsultimit publik për “Projektin e ri të Programit të Transparencës për Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore”, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale zhvilloi një takim konsultues me përfaqësues të Këshillit Bashkiak dhe Administratës së Bashkisë Shijak. Ky aktivitet vjen pas takimit të parë të zhvilluar në qytetin e Lezhës, duke shënuar kështu vijimësinë e procesit të bashkëpunimit dhe përfshirjes së autoriteteve vendore në përmirësimin e kuadrit të transparencës.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit u njohën me ndryshimet dhe përmirësimet e propozuara në “Projektin e ri të Programit të Transparencës”, të prezantuara nga Drejtori i Përgjithshëm i të Drejtës për Informim pranë Zyrës së Komisionerit, znj. Elona Hoxhaj.

Përfaqësuesit e Bashkisë Shijak paraqitën gjithashtu sugjerimet dhe vërejtjet e tyre, të cilat lidhen kryesisht me fushat e transparencës ekonomiko-financiare dhe me informacionin që duhet të publikohet nga këshillat bashkiakë.

Ky proces konsultimi synon të garantojë që programet e transparencës të jenë sa më gjithëpërfshirëse, praktike dhe të përshtatura me nevojat reale të njësive të vetëqeverisjes vendore, duke rritur njëkohësisht standardet e hapjes dhe llogaridhënies publike.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie me qëllim përmirësimin e përvojës së përdoruesit.
Cookie-t ruhen në shfletuesin tuaj dhe mundësojnë funksione të ndryshme, përfshirë njohjen e vizitave të përsëritura në faqe, si dhe analizimin e mënyrës së përdorimit, në mënyrë që të kuptojmë cilat seksione ju duken më relevante, interesante dhe të dobishme.

Politikat e privatësisë