Zhvillohet takimi i 4 i Komitetit Ekzekutiv te ICIC për 2025

Nën drejtimin e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, u zhvillua mbledhja e katërt plenare e Komitetit Ekzekutiv të ICIC. Në fokus të diskutimeve ishte konstituimi i Komitetit të Planifikimit të Konferencës së vitit 2026. Komiteti vendosi që, për edicionin e ardhshëm të ICIC, në këtë strukturë të përfshihen edhe përfaqësues të shoqatave dhe organizatave ndërkombëtare, përveç anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv dhe anëtarëve të ICIC. Ndër këto organizata, u veçuan UNESCO si partner kryesor i komunitetit ICIC, OECD, Qendra për Ligj dhe Demokraci nga Kanadaja, si dhe aktorë të tjerë me rol të rëndësishëm në fushën e së drejtës për informim. Ky vendim synon të pasurojë procesin e planifikimit me ekspertizë të zgjeruar dhe të kontribuojë në hartimin e një programi sa më gjithëpërfshirës për sesionin e hapur të konferencës.

Në këtë sesion morën pjesë gjithashtu përfaqësues të UNESCO-s dhe Autoritetit Britanik të Informimit (ICO), të cilët paraqitën nismën për promovimin e dokumentit të parimeve të së drejtës për informim, të miratuar në Konferencën e Berlinit në qershor 2025. Përfaqësuesi i UNESCO-s paraqiti një panoramë të hapave të parashikuar për avancimin e kësaj nisme dhe kërkoi mbështetjen e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të ICIC për promovimin e saj në rrugë diplomatike, përfshirë autoritetet shtetërore kompetente, me synimin e miratimit të dokumentit në OKB. Zyra e Komisionerit vlerësoi këtë iniciativë dhe shprehu gatishmërinë për të mbështetur këtë nismë.

Në vijim, Zyra e Komisionerit prezantoi Buletinin Special të ICIC, të hartuar në cilësinë e Presidencës-Sekretariatit të ICIC. Ky produkt përmbledh iniciativat dhe projektet e vendeve anëtare të ICIC në kuadër të kremtimit të Ditës Ndërkombëtare të së Drejtës për Informim (IDUAI) dhe synon të shërbejë si instrument informues për promovimin dhe shkëmbimin e praktikave më të mira ndërkombëtare në këtë fushë.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë