Mbrojtja e të dhënave personale në epokën digjitale – të drejtat e subjekteve të të dhënave”, IDPC leksion të hapur në Universitetin “Aleksandër Moisiu”

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe hetimeve administrative të zhvilluara në strukturat e arsimit të lartë, Zyra e Komisionerit zhvilloi një aktivitet ndërgjegjësues, në formën e një leksioni të hapur, me temë Mbrojtja e të dhënave personale në epokën digjitale. Të drejtat e subjekteve të të dhënave”, në ambientet e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës. Ky aktivitet ndër të tjera, kishte si synim promovimin e ndërgjegjësimit dhe përfshirjen e strukturave të arsimit të lartë, në temat që lidhen me të drejtat dhe përgjegjësitë në garantimin dhe promovimin e mbrojtjes së të dhënave personale. Gjatë leksionit të hapur, znj. Pjerina Mema, Drejtore e Përgjithshme e Drejtorisë së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, prezantoi të drejtat e subjekteve të të dhënave dhe disa nga risitë e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Në aktivitet morrën pjesë staf akademik dhe studentë, të cilët shprehën interes për temën dhe çështjet e trajtuara.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Dekani i Fakultetit të Shkencave Politike Juridike, z. Linert Lirëza, inkurajoi zhvillimin e aktiviteteve të tilla që promovojnë të drejtat kushtetuese, si ajo e mbrojtjes së të dhënave personale, duke theksuar rëndësinë e edukimit juridik në këtë fushë.

Në aktivitet morën pjesë pedagogë dhe studentë, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së strukturave të arsimit të lartë në promovimin e kulturës së mbrojtjes së të dhënave.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie me qëllim përmirësimin e përvojës së përdoruesit.
Cookie-t ruhen në shfletuesin tuaj dhe mundësojnë funksione të ndryshme, përfshirë njohjen e vizitave të përsëritura në faqe, si dhe analizimin e mënyrës së përdorimit, në mënyrë që të kuptojmë cilat seksione ju duken më relevante, interesante dhe të dobishme.

Politikat e privatësisë