Programi i Transparencës për NJVV-të, Zyra e Komisionerit zhvillon në Bashkinë Pogradec takimin e tretë

Bashkia Pogradec ishte mikpritëse e takimit të tretë konsultues për Projektin e Programit të Transparencës për njësitë e vetëqeverisjes vendore, një nismë e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Takimi u zhvillua pas atyre të mbajtura në Lezhë dhe Shijak, në kuadër të projektit “Mbështetje për Zyrën e Komisionerit”, që zbatohet nga “Bashki të Forta” me asistencën teknike të Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM).

Aktivitetin e çeli Kryetarja e Këshillit Bashkiak Pogradec, znj. Manjola Kamolli, e cila uroi mirëseardhje pjesëmarrësve nga administrata dhe këshillat bashkiakë të Korcës, Kukësit, Dibrës, Shijakut, Vlorës, Fierit, Maliqit, Tepelenës, Mallakastrës, Elbasanit dhe Mirditës.

Në fjalën e tij, Komisioneri theksoi se “E drejta e informimit nuk është vetëm një ligj, është kulturë. Kultura e transparencës ndikon në ndriçimin e skutave të errëta të administratës.”

Kryetari i Bashkisë Pogradec, z. Ilir Xhakolli, falënderoi Zyrën e Komisionerit për përzgjedhjen e Pogradecit si mikpritës të këtij takimi, duke e vlerësuar këtë nismë si mjaft të rëndësishmë që ndihmon administratat vendore të forcojnë standardet e transparencës dhe komunikimit me qytetarët.”

Në vijim, z. Fatlum Nurja, ekspert i projektit “Bashki të Forta”, vuri në dukje angazhimin për mbështetjen e bashkive në hartimin dhe zbatimin e Programit të ri Model të Transparencës, ndërsa z. Sotiraq Hroni, drejtor ekzekutiv i IDM, theksoi se “Transparenca është parakusht për mirëqeverisjen dhe Programi i Transparencës është instrumenti që e vendos atë në shina konkrete.”

Nga Zyra e Komisionerit Znj. Emerlinda Pema, Drejtore e Drejtorisë së Monitorimit të Programit të Transparencës prezantoi për të pranishmit Projektin e Programit të Transparencës për njësitë e vetëqeverisjes vendore, duke iu përgjigjur pyetjeve dhe komenteve të pjesëmarrësve.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë