Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, merr pjesë në Sesionin Plenar të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, mori pjesë në Sesionin Plenar të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian, organizuar nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) me mbështetjen e Bashkimit Europian. Takimi trajtoi të drejtat e njeriut dhe liritë themelore në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së dhe mblodhi aktorë nga institucione publike, shoqëria civile, akademia dhe media për të diskutuar progresin dhe sfidat e reformave të Kapitullit 23 dhe standardeve europiane.

Në panelin hapës të këtij sesioni, Komisioneri Dervishi theksoi se anëtarësimi në BE mbetet një objektiv strategjik kombëtar dhe se Zyrës së Komisionerit i takon një rol i rëndësishëm në të gjitha fazat e procesit. Ai vuri në dukje se ligji i ri nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, shënon një hap të madh në përmbushjen e një prej 14 piketave të Grupkapitullit të parë “Themelorët”. Dervishi solli në vëmendje edhe Raportin e fundit të  Komisionit Evropian, i cili vlerëson progresin e vendit në këtë fushë, por nënvizon gjithashtu nevojën për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe zbatimin praktik të ligjit.

Komisioneri theksoi gjithashtu rëndësinë e partneriteteve me organizatat e shoqërisë civile për të nxitur transparencën, pjesëmarrjen qytetare dhe mbrojtjen e të drejtave në përgjithësi, duke vlerësuar bashkëpunimin me EMA-n, por edhe me Avokatin e Popullit dhe Autoritetin e Mediave Audiovizive.

Gjithashtu në kuadër të kësaj Konvente, Drejtoresha e Kabinetit e Zyrës së Komisionerit, znj. Besa Velaj, mori pjesë në Panelin 3: “Liria, Privatësia dhe Llogaridhënia”, ku trajtoi sfidat në zbatimin e kuadrit të ri ligjor, rolin e transparencës dhe llogaridhënies në forcimin e besimit publik, si dhe përfshirjen e medias dhe shoqërisë civile në promovimin e standardeve europiane.

Pjesëmarrësit në këtë aktivitet, dikutuan mbi problematikat në kuadër të transparencës.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë