Takimi i 5-të i Komitetit Ekzekutiv të ICIC për vitin 2025

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale udhëhoqi sesionin e pestë dhe njëkohësisht të fundit për vitin 2025 të Komitetit Ekzekutiv të ICIC, në cilësinë e Presidencës dhe Sekretariatit të organizatës.

Takimi u hap me fjalën përshëndetëse të Komisionerit Besnik Dervishi, i cili, në rolin e Presidentit të ICIC, shprehu falënderime dhe mirënjohje për të gjithë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv për kontributin e tyre të çmuar gjatë vitit.

Sekretariati prezantoi kalendarin e takimeve të Komitetit për vitin 2026, duke reflektuar disa propozime të paraqitura nga anëtarët. Në vijim, u bë një përmbledhje e diskutimeve të zhvilluara në takimin e parë të Komitetit të Planifikimit për Konferencën vjetore të ICIC 2026.

U njoftua gjithashtu se UNESCO do të organizojë IDUAI 2026 paralelisht me punimet e Konferencës së ICIC, e cila do të mbahet në të njëjtën periudhë kohore.

Takimi u mbyll me diskutime mbi finalizimin e raportit përfundimtar të Konferencës së ICIC 2025, e zhvilluar me sukses në Berlin.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie me qëllim përmirësimin e përvojës së përdoruesit.
Cookie-t ruhen në shfletuesin tuaj dhe mundësojnë funksione të ndryshme, përfshirë njohjen e vizitave të përsëritura në faqe, si dhe analizimin e mënyrës së përdorimit, në mënyrë që të kuptojmë cilat seksione ju duken më relevante, interesante dhe të dobishme.

Politikat e privatësisë