Në fjalën e tij hapëse, në cilësinë e Presidentit të ICIC, Komisioneri Dervishi përshëndeti pjesëmarrësit dhe paraqiti një përmbledhje të rendit të ditës. Ai vuri theksin, ndër të tjera, te Konferenca Vjetore e ICIC dhe rëndësia e temës së këtij viti, e cila do të përqendrojë diskutimet mbi integritetin e informacionit.
Komisioneri theksoi se:
“Në mbarë botën po përballemi me sfida të tilla si disinformimi, rënia e besimit të publikut dhe zhvillimi i shpejtë digjital. Si komisionerë të informimit, kemi përgjegjësinë të garantojmë që informacioni publik të jetë i saktë, i besueshëm dhe i aksesueshëm.”
Në vijim, në cilësinë e Sekretariatit, Zyra e Komisionerit prezantoi para anëtarëve të Komitetit proceset e punës së realizuara gjatë kësaj periudhe.
Gjithashtu, anëtarët u njohën me raportin e Konferencës së kaluar të zhvilluar në Berlin, për të cilin u ra dakord që të publikohet në faqen zyrtare të ICIC.