3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

TË DREJTAT E AUTORITETIT PUBLIK

  • Autoriteti Publik ka të drejtë të njihet me modelin e Programit të Transparencës të miratuar dhe shpërndarë nga Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
  • Autoriteti Publik ka të drejtë të njihet me standardet për formatin dhe përmbajtjen e regjistrit të pyetjeve dhe përgjigjeve të kërkesave për informacion. Këto standarte hartohen nga Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
  • Autoriteti Publik ka të drejtë të shtyjë me 5 ditë pune afatin e kthimit të përgjigjes për një nga shkaqet e mëposhtme:

  -nevoja për të kërkuar dhe shqyrtuar dokumente të shumta e voluminoze.

-nevoja për t’i shtrirë kërkimet në zyra dhe mjedise që janë fizikisht të ndara nga zyra qendrore e Autoritetit;

-nevoja për t’u konsultuar me Autoritete të tjera Publike përpara marrjes së një vendimi për plotësimin ose jo të kërkesës.

Vendimi për zgjatjen e afatit i njoftohet menjëherë kërkuesit.

  • Dhënia e informacionit mund të bëhet kundrejt një tarife, të përcaktuar më parë dhe të bërë publike nga Autoriteti Publik në faqen e tij të internetit dhe në mjediset e pritjes së publikut.
  • Tarifa është kostoja e riprodhimit të informacionit të kërkuar dhe, kur është rasti, e dërgimit të tij. Informacioni i kërkuar në rrugë elektronike jepet falas. Kostoja e riprodhimit nuk mund të jetë më e lartë se kostoja reale e materialit, mbi të cilin riprodhohet informacioni. Kostoja e dërgimit nuk mund të jetë më e lartë se kostoja mesatare e të njëjtit shërbim në treg.
  • Autoriteti Publik ka të drejtë të kufizojë të drejtën për informim vetëm në rastet e parashikuara në nenit 17 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
  • Autoriteti Publik ka të drejtë ta ankimojë vendimin e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në gjykatën administrative kompetente.

Njihuni me Programin model të Transparencës të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Njihuni me formatin dhe përmbajtjen e Regjistrit të kërkesave dhe përgjigjeve të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.