REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE 2021
Nr. Rendor | Data e kërkesës | Objekti i kërkesës | Data e përgjigjes | Përgjigje | Mënyra e përfundimit të kërkesës | Tarifa |
---|---|---|---|---|---|---|
01 | 08.01.2021 | Informacion mbi autorizimin në fushën e certifikimit të sistemeve të menaxhimit të sigurisë së informacionit Kerkesa | 13.01.2021 | Përgjigjie | E plotë | Nuk ka |
02 | 11.01.2021 | Numri i ankesave që ka marrë Komisioneri për të Drejtën e Informimit për vitin 2020 dhe çfarë vendimesh ka marrë në rastet konkrete? | 14.01.2021 | Për vitin 2020 është në total 715 ankesa. Nga këto, Komisioneri është shprehur me vendim për 35 ankesa. Të gjitha vendimet janë të publikuar në faqen zyrtare dhe mund ti konsultoni nëpërmjet linkut Vendime 2020 | E plotë | Nuk ka |
03 | 12.01.2021 | Jashtë objektit të ligjit për të drejtën e informimit | 22.01.2021 | Trajtuar si ankesë për cënim të të dhënave personale | Deleguar për shqyrtim si ankesë | Nuk ka |
04 | 14.01.2021 | Numri i ankesave për cënim të të dhënave personale gjatë vitit 2020. Numri i ankesave për institucione publike, private dhe persona fizikë. Cilat autoritete publike kanë numrin më të lartë të ankesave nga qytetarët? Numri e penaliteteve te vendosura nga KDIMDP për cënim të të dhënave personale në vitet 2017,2018 dhe 2019. | 15.01.2021 | Në lidhje me pikën e parë të kërkesës, ju informojmë se Zyra e Komisionerit, për vitin 2020 ka trajtuar 308 ankesa me objekt mbrojtjen e të dhënave personale. | E plotë | Nuk ka |
05 | 15.01.2021 | Kopje të plota të marrëveshjeve që KDIMDP juaj ka arritur të nënshkruajë, me Universitetin e Tiranës dhe me OSBE-në. Publikimin në faqen e web-it te KDIMDP të marrëveshjeve të plota, marrëveshjet ndërkombëtare të KDIMDP. Një listë (vetëm titujt/datat) mbi të gjitha memorandumet (marrëveshjet), por dhe ato ndërkombëtare që janë nënshkruar, arritur, apo që janë lidhur, qysh nga themelimi i KDIMDP deri tani. | 19.01.2021 | Zyra e Komisionerit ka nënshkruar “Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Universitetit të Tiranës, me datë 14.12.2016”, të cilin e gjeni bashkëlidhur. Bashkëlidhur gjeni listën e marrëveshjeve/memorandumeve të nënshkruara ndër vite, që nga ngritja e institucionit tonë. | E plotë | Nuk ka |
06 | 19.01.2021 | Publikimi i Programit të Transparencë numri i autoriteteve publike per vitin 2020; | 19.01.2021 | Nga monitorimi i fundit online i faqeve zyrtare të autoriteteve publike, të kryer gjatë muajit dhjetor 2020, rezulton se 239 autoritete publike kanë publikuar programin e transparencës, 137 kanë publikuar regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve dhe 236 kanë publikuar të dhënat e koordinatorit. Numri total i autoriteteve publike të monitoruara është 417. | E plotë | Nuk ka |
07 | 20.01.2021 | Në faqen zyrtare të Ministrisë së Rindërtimit, funksionale që nga data 25 shkurt 2020 mungon Programi i Transparencës, së bashku me të dhënat e Koordinatorit për Të Drejtën e Informimit. Për këtë arsye, kërkoj informacionin e mëposhtëm: | 27.01.2021 | KDIMDP mbikëqyr zbatimin e ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit” nga ana e të gjithë autoriteteve publike. | E plotë | Nuk ka |
08 | 22.01.2021 | Jashtë objektit të ligjit për të drejtën e informimit | Trajtuar si ankesë për të drejtën e informimit | Deleguar për shqyrtim si ankesë | Nuk ka | |
09 | 11.02.2021 | Raporti i Monitorimit te Programeve te Transparences (hartimit apo ndryshimit te tyre) per institucionet e drejtesise te krijuara rishtazi ne kuader te reformes ne drejtesi sic jane: KLGJ, KLP, KPK, KPA, Komisioneret Publik, ILD etj. | Përgjigje | E plotë | ||
10 | 15.02.2021 | Jashtë objektit të ligjit për të drejtën e informimit. | 15.02.2021 | Trajtuar si ankesë për të drejtën e informimit. | Deleguar për shqyrtim si ankesë | Nuk ka |