Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (Komisioneri) është autoriteti mbikëqyrës i pavarur përgjegjës për garantimin e së drejtës për informim dhe mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit përkatës në Republikën e Shqipërisë. Në ushtrimin e kompetencave të tij, Komisioneri vepron në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.
Kompetencat e Komisionerit në fushën e së drejtës për informim parashikohen në Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar, si dhe në Ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i cili rregullon organizimin dhe funksionimin e institucionit.
Në ushtrimin e kompetencave të tij, Komisioneri ushtron funksione mbikëqyrëse, hetimore, vendimmarrëse dhe ndërgjegjësuese për garantimin e së drejtës për informim.
Komisioneri:
Gjatë ushtrimit të kompetencave hetimore dhe zhvillimit të procedurës administrative, Komisioneri zbaton dispozitat e Kodit të Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë.
Procedura administrative për paraqitjen dhe shqyrtimin e ankesave rregullohet nga neni 24 i Ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar.
Çdo person që vlerëson se i janë cenuar të drejtat e parashikuara nga ligji “Për të drejtën e informimit” ka të drejtë të paraqesë ankim administrativ pranë Komisionerit, në përputhje me këtë ligj dhe me Kodin e Procedurave Administrative.
Ankimi administrativ paraqitet brenda 30 ditëve pune nga dita kur:
Me marrjen e ankesës, Komisioneri ia kalon atë strukturës përgjegjëse për të drejtën e informimit, e cila verifikon faktet dhe bazën ligjore të saj.
Për këtë qëllim, Komisioneri mund t’i kërkojë ankuesit dhe autoritetit publik, ndaj të cilit është paraqitur ankesa, të paraqesin parashtrime me shkrim. Ai mund të marrë informacion edhe nga çdo person ose burim tjetër që e çmon të nevojshëm.
Kur e çmon të nevojshme, Komisioneri zhvillon seancë dëgjimore publike me pjesëmarrjen e palëve.
Komisioneri merr vendim për ankesën brenda 15 ditëve pune nga dita kur është dorëzuar ankimi.
Pas shqyrtimit të çështjes, Komisioneri mund të vendosë:
a) Mospranimin e ankesës
Kur ka kaluar afati ligjor, ankimi nuk është paraqitur në formë shkresore ose
nuk tregohet emri dhe adresa e ankuesit.
b) Pranimin e ankesës
Urdhërimin e autoritetit publik për të dhënë informacionin e kërkuar, në mënyrë
të plotë ose të pjesshme.
c) Rrëzimin e ankesës
Rrëzimin e ankesës, pjesërisht ose tërësisht.
ç) Përcaktimin e afatit të zbatimit
Përcaktimin e afatit brenda të cilit autoriteti publik duhet të zbatojë urdhrin.
d) Vendosjen e masave administrative
Në rastet e parashikuara nga Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”,
i ndryshuar, Komisioneri mund të vendosë edhe masa administrative dhe sanksione.
Nëse Komisioneri nuk merr vendim brenda afatit ligjor prej 15 ditësh pune, ankuesi ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës administrative.
Procedura administrative pranë Komisionerit nuk cenon kompetencat e Avokatit të Popullit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, sipas legjislacionit në fuqi.