Vendimet e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale përbëjnë aktet administrative, përmes të cilave ushtrohen kompetencat ligjore të institucionit në garantimin e së drejtës për informim.
Në këtë rubrikë publikohen vendimet e marra në shqyrtim të ankesave administrative, si dhe vendime të tjera të nxjerra në ushtrim të kompetencave të parashikuara nga legjislacioni në fuqi. Publikimi i tyre synon të forcojë transparencën institucionale, të promovojë një praktikë të qëndrueshme administrative dhe të lehtësojë njohjen e praktikën administrative të Komisionerit e në fushën e të drejtës për informim.
Arkivi sipas viteve:
Vendimet janë të organizuara sipas vitit të nxjerrjes dhe publikohen në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke respektuar kërkesat për mbrojtjen e të dhënave personale dhe kufizimet ligjore të parashikuara nga ligji.