Rekomandimet e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale janë akte administrative të nxjerra në ushtrim të kompetencave mbikëqyrëse të institucionit, me qëllim përmirësimin e zbatimit të legjislacionit për të drejtën e informimit dhe garantimin efektiv të transparencës nga autoritetet publike.
Nëpërmjet rekomandimeve, Komisioneri evidenton mangësitë e konstatuara gjatë monitorimit ose procedurave administrative dhe u kërkon autoriteteve publike marrjen e masave konkrete për përmbushjen e detyrimeve ligjore, përmirësimin e praktikës administrative dhe forcimin e transparencës proaktive.
Arkivi sipas viteve:
Rekomandimet janë të organizuara sipas vitit të nxjerrjes dhe publikohen në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke respektuar kërkesat për mbrojtjen e të dhënave personale dhe kufizimet e parashikuara nga ligji.