Formularin e plotësuar, mund ta dërgoni pranë Zyrës së Komisionerit në adresën e-mail info@idp.al, dorazi ose nëpërmjet postës në adresën: Rr. Abdi Toptani, Tiranë.
Ligji nr. 9887, datë 10/03/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar
Neni 16 – E drejta për t’u ankuar
1. Çdo person, që pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshme për të dhënat personale, ka të drejtë të ankohet ose të njoftojë Komisionerin dhe të kërkojë ndërhyrjen e tij për vënien në vend të së drejtës së shkelur. Pas këtij ankimi, në përputhje me Kodin e Procedurës Civile, subjekti i të dhënave mund të ankohet në gjykatë.
2. Në rast se subjekti i të dhënave ka bërë ankim, kontrolluesi nuk ka të drejtë të ndryshojë të dhënat personale deri në dhënien e vendimit përfundimtar.
Copyright 2024 IDP, Të gjitha të drejtat të rezervuara